Te gjithe e dime rrugetimin e thjeshte, te ndershem dhe shume kembengules, te nje gruaje lezhjane, e cila vinte nga klasat e kulakeve(te quajtur nga enveristet)
Diellen e kam njohur ne vitin 1993, ne Kuhe Vaine, aty ku sot ajo ka restorantin e saj qe ia shton hijeshine asaj zone te bukur.
Diella kish nje sobe, me gjysem tubi, ne mes te nje oborri, dhe disa karrige me kater tavolina.
Ushqimet qe servirte ishin; peshk qefull i zones, buke misri gatuar vete, djathe&gjize e zones.
Shija e tyre ishte unike
Cdo vit me rastiste te shkoja tek Diella, dhe shihja qe vit pas viti, Diella kish shtuar dicka, kish bere ndryshime ne ambjentin e bukur , duke ruajtur natyren me fanatizem dhe dashuri.
Isha shume e mrekulluar me Diellen, me kembenguljen e saj, me dashurine e saj, me menyren si ajo, nga nje grua e thjeshte, e zones se bukur, u kthye ne nje simbol te gruas se biznesit, duke u rritur me kujdes dhe me shume dinjitet.
Ajo me frymezoi aq shume, saqe ne , gazeten tone, ne 1996, e para ne llojin e saj, e quajtem “Diella’
Ky lajm per mua eshte nje rrufe ne qiell te paster, dhe nje ugur i zi, per cdo njeri qe punon e ngre ne githe jeten e tij, endrat dhe pasionet, duke u sherbyer njerezve dhe familjes se tyre.
Perse duhet prekur Diella, pas gati 30 viteve?
Ku ishte shteti, kur Diella rritej dhe perpiqej te ndryshonte dhe ate zone, per te cilen ajo aq shume ka luftuar?
SI mund te tallet shteti me njerezit e punes dhe aq me teper, kur kjo pune eshte ngritur me aq shume sakrifica nga nje grua????
Jam me Diellen dhe ne qe jemi me Diellen , jemi shume.
Hiqni tentakulat helmuese nga puna e njerezve te thjeshte!