Home Gjeo-Ekonomia Mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan, u premtohet dhënia e...

Mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan, u premtohet dhënia e pagesave dhe masa të lehtësuara

Greva e urisë së invalidëve në Elbasan është mbyllur pas takimit me zëvendës ministren e Shëndetësisë.

Ajo u ka premtuar grevistëve se brenda këtyre ditëve të fundit të vitit do tu kalohen të gjitha paratë e refuzuara, ndërkohë që janë krijuar lehtësira të tjera.

Ministria ka vendor krijimin e grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të shkojë tu bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit, të cilat janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je që nuk u bë transparente asnjëherë.Top Channel pak ditë më parë paraqiti një nga rastet në të cilën, invalidit Andrea Qosja iu ishte hequr ndihma higjeno-sanitare dhe përgjysmuar pagesa.

Ai ka humbur të dyja këmbët që në moshën 13-vjeçare, pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi. Qosja u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik.

U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.

Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë.

këtu video e kronikës

Top Channel

Share: