Papa Françesku shpërtheu në lot ditën e sotme teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në shkallët spanjolle të Romës.
Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda ndërsa koka i dridhej.
Ai nisi sërish lutjen pas atij çasti, por zëri i tij nuk ishte më i njëjtë.
Top Channel