Home Gjeo-Ekonomia Përse u zgjodh Tirana për samitin BE-Ballkani Perëndimor? Ja si përgjigjet Michel

Përse u zgjodh Tirana për samitin BE-Ballkani Perëndimor? Ja si përgjigjet Michel

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në konferencën për shtyp pas përfundimit të samitit ka treguar arsyet se përse u zgjodh Tirana që të zhvillohej Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Tirana ishte vendi i duhur, ishte mbresëlënëse si u bë e gjithë kjo gjë në kaq pak kohë një gjë kaq të madhe, nuk është kaq e e lehtë, ne kemi përvoja të ndryshme, kemi një sinjal shumë të qartë që ia përcojmë ballkanit perëndimor, se ideja është që ne jo vetëm nuk mund të flasim me udhëheqësit e vendeve tua, por t’i dërgojmë mesazhe të qarta”, tha Michel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi: “Për ta ishte vendi më i mirë për të qenë duke qenë se është vendi më proeuropian në Europë. Dhe do të shtoja sepse Tirana është kaq e bukur dhe nëse Mark Rutte dje i tha shtypit holandez që kjo është aventura më emocionale e këtij viti për BE, imagjinojë tani ta thuash pak më butë, sa e bukur është”./Opinion.al

Share: