Ne i kërkojmë në mënyrë të vecantë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Parlamentin e Shqipërisë, deputetëve pjesëmarrës nga të dyja palët, që në mënyrë konsensuale të përshtasin e zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese në reformën e Kodin e ri zgjedhor që pritet të miratohet nga parlamenti shqiptarë.
E drejta e votës së emigrantëve shqiptarë në Diasporë është një e drejtë e shenjtë. Këtë askush nuk mund të na e mohojë.
Rrjeti Panshqiptar i Diasporës do ta ndjekë me prioritet të vecantë këtë proces deri në garantimin e plotë të së drejtës së votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë.