Home KRYESORE Shpallen rezultatet e Primareve të PD në disa bashki, zbardhen emrat e...

Shpallen rezultatet e Primareve të PD në disa bashki, zbardhen emrat e fituesve

Janë mësuar emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, të cilat kanë dalë nga primaret e mbajtura ditën e sotme.

Mësohet se Albert Malaj është shpallur fitues në bashkinë e Memaliajt, pasi ka marrë 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Në Selenicë kanë votuar në total rreth 350 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Mësohet se Leonard Rakipaj është shpallur fitues teksa ka marrë 270 vota, ndërsa Jani Dapaj ka marrë 70, vetëm 10 vota për Dhurata Mecorapajn.

Në Gjirokastër, pas numërimit të votave, rezulton fitues Dorjan Lani, 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.

Në Tepelenë, Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota të pavlefshme.

Në Bashkinë Këlcyrë, pas numërimit të votave, rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.

Në Kolonjë, Et’hem Lumani nuk kishte rival në garë dhe është shpallur fitues me 100 përqind të votave nga 495 votues.

Po ashtu, në të njëjtën mënyrë, pa rival, është shpallur fitues me 282 vota Adil Xhelili në bashkinë e Libohovës.

Në Kuçovë është shpallur fitues me 339 pro, 6 kundër dhe 7 të pavlefshme Lefter Maliqi.

Në Pogradec është shpallur fitues Zini Tollozhina me vetëm dy vota diferencë ndaj Oligert Muçllarit. Tollozhina ka marrë 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit.

Ndërkohë, në Devoll ka fituar me 1184 vota Elvis Hajdërlli, ndërsa Vojsava Bregu ka marrë 156 vota e Xhensila Kapo vetëm 18 vota.

Në Korçë është shpallur fituese Ledina Alolli me 628 vota. Kandidatët e tjerë, Gjergji Gjata ka siguruar 426 vota, Entela Dvorani 47 vota. Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme.

Fitues në Maliq është shpallur Alfred Gega me 920 vota kundrejt Alfred Berberit me 315 vota. Ndërsa një votë është shpallur e pavlefshme.

Në Cerrik është mbyllur numërimi ku Servati Duzha është shpallur fitues me 260 vota.

Mbyllet procesi i numërimit në Kurbin. Fitues  është shpallur Behar Haxhia me 1358 vota nga 1800 votues total.

Në Mirditë, nga 817 votues, kanë dalë në balotazh Albert Mylyshi dhe Aleksandër Lala

Share: