Home Gjeo-Ekonomia Sot Tirana kryeqyteti i BE! Shtatë temat që do të diskutohen në...

Sot Tirana kryeqyteti i BE! Shtatë temat që do të diskutohen në samit dhe agjenda

Tirana kthehet sot në kryeqytetin e Europës, pasi për herë të parë do të presë samitin me krerët më të lartë të shtetit të vendeve të bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

44 delegacione  janë pjesëmarrëse në këtë samit, një pjesë e së cilës mbërriti në Tiranë pasditen e djeshme.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins

Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Maltës, Robert Abel

Kryeministri i Holandës, Mark Rutt

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Agjenda

10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtyp

Në Tiranë, që mbrëmë ka nisur bllokimi rrugëve rreth e qark zonës ku do të zhvillohet takimi, në atë që është përcaktuar si perimetër sigurie, ndërsa forca të shumta policie shihen në të gjitha akset kryesore, dhe ato ku pritet të kalojnë delegacionet pjesëmarrëse në takim. Gjatë ditës pritet dhe organizimi i një proteste nga ana e opozitës.

Top Channel

Share: