Stuhia dimërore që ka prekur SHBA ka shkaktuar 12 viktima. I ftohti ekstrem shtrihet më shumë se 3200 km nga Teksasi në Quebec, ku më shumë se 1.5 milionë qytetarë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth 5,600 fluturime në SHBA u anuluan.
Në prag të festave, stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka alarmuar më shumë se 200 milionë njerëz, ndërsa kjo mund të konsiderohej në një prej fundjavave më të ngarkuara nga udhëtimet për shkak të Krishtlindjeve.
I ftohti i acartë i ka çuar temperaturat deri në temperaturat -45℃, njoftuan meterologët amerikanë. Për rastin ka reaguar edhe vetë Presidenti, që kërkoi kujdes nga qytetarët, pasi situata është serioze.
Meteorologët paralajmërojnë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombë”.
Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë./Opinion.al