Home Gjeo-Ekonomia Tani ka ardhur koha të ringrejmë rolin e faktorit shqiptar, si element...

Tani ka ardhur koha të ringrejmë rolin e faktorit shqiptar, si element vendimtar i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Nga Dashamir Shehu

Shqipëria e ka për detyrë që ti shkojë në ndihmë shqiptarëve të Kosovës. Situata në Mitrovicën e Veriut, kalon përtej arsyes. Provokimet serbe, të fryra nga politika e mbrapshte e Beogradit, kërkojnë të rikthejnë hijet e luftës në Ballkan.

Kostot e fqinjësisë së mirë, nuk kanë pse të bien mbi shqiptarët! Shqipëria si pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, duhet të thërrasë urgjentisht një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën në veri. Kosova për shqipërinë nuk është thjesht çështje shtetërore por mbi të gjitha, çështje kombëtare.

Ky është momenti për të vepruar. Çdo veprim tjetër është propagandë. Shqipëria i ka të gjithë kapacitet ligjore për të vepruar. Qeveria, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ti ardhur në ndihmë popullit shqiptar dhe të distancohet nga politika e Vuçiçit.

Në këtë situatë, nuk na ka sjellë thjesht historia e luftës por përcjellja e kryeministrit shqiptar me Ballkanin e Hapur, duke krijuar bindjen se shqiptarët janë të ndarë. E thënë shkurt, politika e Ballkanit të Hapur, relativizoi forcën e shqiptarëve në rajon. Tani ka ardhur koha të ringrejmë rolin e faktorit shqiptar, si element vendimtar i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Share: