Të rinj të moshave 14 -18 vjeç po manifestojnë probleme të shëndetit mendor që nga simptomat më të lehta siç është ankthi deri në simptoma depresive kur ato lihen pa trajtuar.
Në rrethe ata jo vetëm që nuk identifikohen në kohë por për adoleshentët ku shfaqen simptomat e para mungojnë mjekët psikiatër . Ky shërbim është i përqendruar vetëm në Tiranë.
Në rrethe mungojnë mjekët psikiatër për adoleshentët. Por pas pandemisë së covid po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë . E nëse shenjat e para kanë filluar për adoleshentët shërbimi i psikiatrisë ofrohet vetëm në Tiranë.
Një studim i kryer me 1100 nxënës të moshave 14 -18 vjeç tregon se 1 e katërta e tyre kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor që nis me ankth deri dhe simptoma të depresionit.
“26% e të rinjve janë me simptoma të ankthit, ku 9% e tyre janë me simptoma më të rënda . 27 % me simptoma depresive, ku 6% prej tyre janë me simptoma më të rënda”, tha Elona Dashi, psikiatre për trajtimin e adoleshentëve.
Adoloshenca është grupmosha ku nisin simptomat e shëndetit mendor por nëse ato lihen pa trajtuar nga mjekët specialiste, kjo situatë prodhon me pasoja të parikuperushme në të ardhmen.
“Shërbimi i psikiatrisë për adoleshentët është i përqendruar vetëm në Tiranë dhe të rinjtë nuk kanë ku të adresohen”, tha Dashi.
Kjo problematikë u evidentua gjatë një studimi me nxënës në 12 shkolla të Elbasanit mbështetur nga “Lëviz Albania”.
Top Channel