Home KRYESORE Testi i 84 votave në Parlament

Testi i 84 votave në Parlament

E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë prove për Kuvendin e Shqipërisë.

A do ja dalë ai të tejkalojë ndasitë e ngjyrave politike dhe të zgjedhë një gjyqtar kushtetues dhe Avokatin e Popullit? Të dy kërkojnë 84 vota. Të paktën 8 më shumë se sa zotëron Partia Socialiste. Mundësia më e afërt e kompromisit shihet mes mazhorancës dhe grupit të PD që drejton Enkelejd Alibeaj.

Dhe motivet janë të qarta:

Ai do Avokatin e Popullit. Partia në pushtet i ka dalë për Zot publikisht lëshimit të këtij posti në favor të opozitës zyrtare. PD ka propozuar Ledio Brahon dhe Dorian Gjomarkajn.

Por a është e gatshme opozita që ta shkëmbejë Avokatin e Popullit me një biletë për Ardian Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese?

Apo për Arta Vorpsin e cila për herë të dytë kërkon ta marrë detyrën, tashmë përmes votës së deputetëve?

Një alternativë tjetër mbi tavolinë për tu dërguar në Kushtetuese është kandidatja tjetër: Marjana Semini, në fakt e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si më e kualifikuara.

Testi i përbashkimit bashkë me shpirtin e Krishtlindjeve, është i hapur.

Të paktën Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj kanë të konfirmuar një bashkëpunim tjetër: të dy njëkohësisht kanë kërkuar Korrigjimin e Kodit Rrugor, të cilin do ta konfirmojnë po në këtë seancë, po me 84 vota./abcnews.al/

Share: