Home Gjeo-Ekonomia A duhet të formohet Asosacioni i Komunave serbe?

A duhet të formohet Asosacioni i Komunave serbe?

Nga Alitin Gjeta

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, theksoi nevojën e themelimit të Bashkësisë së Komunave serbe në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Vizita e Chollet në Kosovë vjen fill pas tensioneve në veri ku serbët e mbështetur nga Beogradi bllokuan rrugët lidhëse të Mitrovicës së veriut me pikat kufitare.

Me përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, Serbia synon që të forcojë pozicionin negociues karshi Prishtinës në një kohë kur presioni ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje finale po shtohet. Prandaj, Serbia nxit konflikt në Kosovë që ta mbajë shtetin e Kosovës në pasiguri dhe nga ana tjetër komunitetin ndërkombëtar në një rreth vicioz krizash ku pamundësohet adresimi i thelbit të problemit, njohja e Kosovës nga Serbia.

Së dyti, bllokadat në veri kanë për qëllim të krijojnë përshtypjen se serbët e Kosovës nuk mund të jetojnë nën shtetin e Kosovës. Prandaj nëse nuk arrihet shkëptuja e tyre nga territori i Kosovës, atëherë të punohet për disfunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe eventualisht për ndarjen e tij nëpërmjet krijimit të një Republike Srpska nën emrin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Në një kontekst të tillë, Kosova gjendet para një sfide seroize; t’i bindet aleatëve perëndimor për krijimin e Asosacionit apo të kundërshtojë themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe duke iu frikësuar skenarit të Bosnjes ku Milorad Dodik, presidenti i entiteti serb kërcënon shpërbërjn e shtetit të Bosnjes dhe Hercekovinës.

Nga vizita e fundit e këshilltarit Chollet kuptohet qartë që Shtetet e Bashkuara nuk heqin dorë nga marrëveshja për krijimin e Asosacionit.

E gjendur mes dy zjarresh, mes presionit perëndimor për Asosacionin dhe krijimt të një shteti brenda shtetit, Kosovës do t’i duhet ecë në litarë.

Krijimi i Asosacionit do ta kthejë Kosovën nga një shtet “multietnik” në një shtet bi-etnik, duke margjinalizuar komunitetet e tjera dhe rrëzuar poshtë Pakon Ahtisari. Andaj, presionit ndërkombëtar, Kosova do të duhet t’i qendrojë me argumente dhe konstruktivizëm. Amerikanëve duhet t’iu bëhet e ditur se shqiptarët i kanë bërë koncensionet e tyre me pranimin e Pakos Ahtisari, dhe se krjimi i Asosacionit me kompetenca ekzekutive përbën rrezik për unitetin e shteti të Kosovës.

Lufta në Ukrainë tregon se politika e joshjes ndaj regjimeve autokratike me tendenca imperialiste ka qenë kundërproduktive. Me Serbinë në kufinj, Kosova rrezikon të shëndërrohet në një Ukrainë të dytë nëse lëshon pe’ ndaj Asosacionit

Share: