Home Gjeo-Ekonomia BUTRINTI – SHPIRTI I KOMBIT PËR CDONJERIN NGA NE!

BUTRINTI – SHPIRTI I KOMBIT PËR CDONJERIN NGA NE!


Pjesa me të cilën hapet libri për Butrintin!

Nga Sazan Guri

I dashur qytetar shqiptar, ti akademik, ti profesor, ti student, ti fshatar, ti biznesmen, edhe ti politikan!

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit tënd, sepse mban nëndhé e mbidhé konstitucionin shpirtëror të kombit shqiptar sot, të atij arban dje, të atij herë epir dhe herë ilir, më së shumti epir pardje deri tek emblemat pellazge të antikitetit, por më shumë të parahistorisë ku të parët e shqiptarëve, ashtu të zgjuar komunikonin me yjet, diellin, hënën dhe tërë Evropa ende rrinte e pandriçuar.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit tonë, sepse mban nëndhé e mbidhé kulturat e para të njeriut parak, pjellar, atlantidas (ata që lanë dijen) apo pasardhësit e tyre si atë të mureve cikllopik me faqe këndore, të ruajtura si asokohe 7000-3000 vjet p.e.s duke na sjellë atë që bënin të parët tanë me akropolet përkatës mbrojtjen e qytetit, mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e grave – fillit të jetës që rrinin në këto kala të kohës deri në marrjen e vendimeve të burrave pranë dhe poshtë një lisi të mbjellë enkas nëpër këto akropole.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit pellazg, sepse historia e Butrintit të tregon se ai është një qytet tipik pellazg, por që shumë studiues vendas dhe të huaj nuk duan që ta thonë kurrsesi se Butrinti është shumë më parë se kolonitë greke, madje më parë se vetë Troja, më parë se Egjypti, më parë se Fenikasit dhe e njëkohshme me Babilonasit dhe Shumerët. Duke u mbështetur kryesisht te qeramika e gjetur, ne provuam thotë arkeologu i madh Neritan CEKA, se fillimet e jetës në kështjellë i takonin fundit të epokës së bronzit, rreth shek.-XII p.Kr. Madje, Straboni përmend edhe burimin e ujit mbretëror që duhet të jetë gurra e Borshit.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit europian, sepse nga aty zanafilluan migrimet e para civilizuese për sa në Romë (Alba longa me albanët), sa në Egjypt (me danajt), sa në Britani (Brufotus, e më pas me Britin), sa në Wells (me Kamberin), sa në Skoci (me Albanakus) për të ngritur në kujtesë të humbjes troja të reja, por më shumë civilizime të reja.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit epirot (kaonë, t(d)hesprotë e mollosë), sepse nga aty u nisën trimat për luftën më të përgjakshme të njerëzimit dhe po aty u kthyen si të zënë në gabim, duke ardhur tek daja, tek haxha apo tek gjyshërit për të nis një jetë nga e para, duke i kënduar me rapsodi eposit të luftës dhe heronjëve të trojës, por për një jetë paqësore e pa luftë, të cilët e theksojmë fort u pritën nga mbretëritë e atyshme epirote apo dardane me kupa vere, sikundër e thotë vetë Enea, në çastin kur niset nga brigjet e Epirit, për të dalë në Otranto duke bërë lutjen se – Dua që këto qytete aleate dhe këta popuj kushërinj, të Epirit dhe Hesperia-s (popujt aborrigjenë të Italisë dhe të Spanjës, vllezër të epirotëve), që kanë të njëjtin themelues, Dardanin, të kenë në zemër vetëm një Trojë.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit maqedonas, thrakas, thesalas, të gjithë vllezër e krushq, rracë dhe bij të një gjaku dhe të një kombi, me kulturë e vetëdije të ardhur nga thellësitë e mijëvjeçarëve që nuk preferuan kulturë tjetër, dhe këta të tjerët, jo më kot, i quajtën kulturë e parë e parë – barabarë, por që mëvonë sipas interesit të sotëm i quajtën barbarë, të huaj, të pagdhendur, pa kulturë, luftë nxitës e pafund terma të tillë e të vrazhdë, aq sa thuhesh e thonë akoma se Butrinti, aty ku rrihesh butë butë, pa ardhur helenët ishte fshat, paçka se bënte pjesë në shtet mbretëri, me ushtri, me këshilla pleqnish, me monedha, me tregëti, me panaire, me demokraci, sepse merrnin pjesë gratë si në lirimin e skllevërve, ndryshe nga Helenida ku kishte vetëm dy qytetshtete, gjithmonë në luftë, pa mbretëri, pa këshilla pleqnish, dhe demokracinë që ngritën e gjetën, jo se e ndërtuan.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i klubit helen, sepse nga aty dhe nga Durrësi shkonin mësuesit e parë e gojartë të popullit hyjnor për të përhapur ndriçimin, dijen, diturinë në aristokracinë e Athinës dhe të Spartës pellazge, sepse jo më kot ky komb si epirotët apo pellazgët blatuan me kulturën dhe njerëzit e dijes, të artit dhe të kulturës qysh nga koha e antikitetit të quajtur helenë, si me Sokratin me shokë të fëminisë Gjinin, Gjonin e Palin, Aristotelin nga Stagira e Maqedonisë barbare’; Ksenofonin nga Jonia (viti 576 p.kr) migruar në Elea të Italisë, Herakliti (viti 530 p.kr.); Anaksagora (viti 500 p.kr.) lindur në Klazomene të Jonisë; Pitagora (Bithguri) që pasi u specializua në Egjipt ku merrte mësime gjeometrie nga Priftërinjtë Egjiptianë u kthye në vendlindje në ishullin pellazg Samos që pastaj migroi në Kroton (viti 450 p.kr.) në Italinë Jugore; Tales (viti 450 p.kr) I shkolluar në Egjipt, pellazg nga Jonia e Azisë së Vogël; Anaksimandëri pellazg, nxënës i Tales; Parmenides Zeno dhe Melisi pellazg për nga origjina; Ksenofoni (viti 370 pk) pellazg, lindur në Kolofon në Azinë e Vogël; Empedokles lindur në Joni (Azia e Vogël), pasi u shkolluan nga priftërinjtë egjiptianë u kthyen në vendlindje, disa migruan në pjesë të ndryshme të Italisë, si dhe skulptori më i famshëm helen i të gjitha kohërave arvanitasi Janul Halepi (Giannoulis Halepas).

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit romak, sepse edhe kur ata romakët e pushtuan ushatarakisht Epirin më 167 p.e.s., nuk e mposhtën dot kulturalisht edhe mbasi rropën 1500 shtatore të Butrintit, aty ku kalonte Pirro Burri dhe iu drejtohesh ushtarëve të vet – hej ju bij të shqipes, sepse morrën gjak e gjithçka, por nuk morrën dot shpirtin e këtij kombi. Ndaj dhe Roma ra, por ata që e mbajtën gjallë ishte perandoria ilire – epire, ku jo pak, por 25 perandorë sy bojqielli dhe bionda e udhëhoqën këtë perandori derisa historia solli në skenë fiset barbare gotë e visigotë, avarë e sllavë.
Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit kristian, sepse në Epir e në Iliri u ngritën Kishat e para, Bazilikat e para paleokristiane, aty ranë martirët e parë të kristianizmit, nga aty doli Papa i parë Shën Eleuteri (në fakt, tre papë me origjinë shqiptare – Shën Eleuteri 175-189, Shën Kaji 283-296 dhe Shën Gjoni 640-642), se nga ky komb doli Edikti i Milanos i vitit 313 (Konstandini i madh), doli Kodi i Justinianit (Justiniani i Parë), doli iliri Hieronimi (347-420) – përkthyesi i Biblës në latinisht të quajtur “Vulgate”, si dhe doli kompozitori dardan Niket Dardani që thurri kompozimin e Himnit kristian «Laudamus …», etj., etj.

Butrinti është po aq shpirt i kombit bizantin, sepse sëbashku me Durrësin përbëjnë Themat e para të këtij besimi pa ardhur hordhitë vikinge, sepse nga ky trungkomb epirot- Epiri shkëlqeu me Mihal Ëngjëlli Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit dhe krijoi më pas Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm që kishte kryeqytet Artën, ku Sevastoni Kratus dhe Princi i Epirit Andrea Mollosaku ose Muzaka sundonte të gjithë Myzeqenë dhe vise të tjera. Po nga ky trung doli rilindasi i parë e Evropës si çami Çemisto Pletone, dhe po nga ky trungkomb doli rilindasi i parë i perandorisë ruse si çami tjetër Mihail Trivoli (1475-1556).
Butrinti është po aq shpirt i kombit arban, sepse sikundër thoshte Skënderbeu që shqiptarët njihen si epirotët e lashtë dhe me të drejt e pretendoi origjinën e vet si stërnip i Pirros së Epirit. Dhe më tej, Marin Barleti vë në gojën e vet Gjergj Kastriotit se unë s’bëra atë gjestin bujar e të pashoq, që bëri kundrejt romakëve Pirroja im me nam, mbreti i epirotëve. Pak me tej na thot sesi i drejtoheshin, jo rrallë here, Papa dhe Mbreti i Napolit Skënderbeut me fjalët se as Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotëve dhe mjeshtri i luftrave, nuk u kthyen fitimtarë nga Italia, ashtu siç do të kthehesh ti në atdhe, i lumtur e fitimtar… Me të vërtetë ishte kthyer përsëri shkëlqimi i lashtë i Epirit dhe dukej se kishin ardhur prapë siç ishin dikur, kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros. Le të dëgjojmë dëshminë e shënuar të vetë Skënderbeut, i cili në përgjigjen që i bën princit të Tarantos Xhovani – Antonio Orsinit, i shkruan kështu për origjinën e fisit të vet, sipas kujtimeve të Piut II – Të parët tanë kanë qënë epirotë, nga të cilët ka dalë ai Pirroja me nam, hovin e të cilit, mezi munden ta përballojnë romakët dhe që pushtoi me armë Taranton e shumë vende të tjera të Italisë……Në thënç se Arbëreshtë pjesë e Maqedonisë, atëherë të parët tanë i pranon edhe me fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin u futën gjer në Indi……..Ndaj dhe Marin Barleti (1460-1513) kronikani me real i Skënderbeut përsiaste se – Arbërit janë fis bujar, fis mbretërish, gjak aiakidësh. Njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të vet, ky është ligj, pra edhe arbërit kanë shpirtin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin.

Butrinti, jo më kot quhet shpirt i kombit tim, sepse mbart atë që nuk e kanë dot të tjerët si ky shesh arkeologjike, madje as në rajon dhe as më gjerë në Evropë, madje as në botë, sepse Butrinti është më shumë se të gjithë së bashku, njëherazi trashëgimi kulturore, histori, arkeologji, mjedis, turizëm, restaurim, katalogim, inventarizim e trajnim, muze në natyrë, pasuri kombëtare e botërore e UNESCO-s, legjislacion kombëtar e ndërkombëtar, administrim, marrëdhënie me komunitetin, etj.
Ndaj dhe jo pa qëllim, Butrinti thuajse braktiset apo duan ta menaxhojnë nga të huajtë, si asnjë rast tjetër në botë në kundërshtim me normat e UNESKOS, me ligjet e Kushtetutës sonë, sepse mbajtja gjallë e tij mund të bëjë që shqiptarët të kujtohen se kush ishin dhe kush qenë, se nga vijnë, dhe për rrjedhojë do të dinë se ku të shkojnë.

Ndaj dhe jo pa qëllim, Butrinti quhet helen, romak, bizant, i pafe, sllavë, grek, fshat me fshatarë e kasolle në akropul, quhet gabim që iu la dhe iu dha Shqipërisë, quhet tokë ku luftuan venecianët me turqit, veçse tokë me shqiptarë, me arbanë, me epirotë, me ilirë e me pellazgë nuk thirret e nuk quhet, aq sa edhe Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Akademia e Shkencave Shqiptare, Universitetet shqiptare e quajnë dhe e thërrasin me emertimin koloni greke?!
Ndaj dhe Akademia Albanologjike Alternative (aaa – Rrënjët Tona) e thërret me plot gojë, sikundër e kanë thirur të parët tanë dhe sikundër e kërkon arsyetimi i këtyre të parëve– tokë që ka pirë dijen dhe diturinë e Zotit – e Thotit.

Share: