Home KRYESORE Deputeti Sula thotë si opozitë nuk jemi në lartësinë e kohës!

Deputeti Sula thotë si opozitë nuk jemi në lartësinë e kohës!

🔴Qeveria e gomoneve lips një opozitë alternativë.

Nga Dashnor Sula

📍Që nga dje jam shokuar nga lajmet e publikuara në mediat britanike që raportonin se mbi 300 emigrantë, shumica shqiptarë mbërritën në Angli nga Kanali i Lamanshit. Në fakt, shqiptarët prej muajsh janë bërë kryefjalë e mediave britanike për shkak se marrin rrisk për të shkuar në mënyrë të jashligjshme atje.

📍Por ajo që raportohet në këto 24 orët e fundit është më e rëndë për shkak se ndonëse temperaturat janë afër zeros, ndonëse deti ka qenë i trazuar, aq të pashpresë janë shqiptarët në Shqipëri sa nuk marrin parasysh faktin se mund të humbasin jetën duke kaluar Lamanshin me një gomone plastike.

Ky është një tregues i qartë se qytetarëve këtu u ka shkuar thika në palcë dhe marrin përsipër rriskun e humbjes së jetës vetëm për të “shpëtuar” nga kjo qrverisje.

📍Nga kjo situatë unë nxjerr edhe një konkluzion tjetër. Që ne si opozitë duhet të ngrihemi në lartësinë që na thërret detyra e të bëhemi alternativë e qytetarëve. Për tu thënë atyre se ikja, braktisja e prindërve të tyre, e vendit të tyre nuk është zgjidhja më e mire.

Në duhet të ofrojmë siguri te qytetarët se së bashku mund të sigurojmë një jetesë shumë herë më të mirë se atje ku ikin. Shqipëria i ka te gjitha potencialet. Mjafton vetëm që në Shqipëri të mos vidhet, të mos bëhet korrupsion dhe të mos pastrohen paratë e krimit të organizuar.

Share: