Home KRYESORE Di gje njeri ç’u be me revolucionin, apo uragani i fitores ka...

Di gje njeri ç’u be me revolucionin, apo uragani i fitores ka ngec tek Alibasha?

Nga Ergys Mërtiri

Prej nje viti e gjysem premton se shume shpejt revolucioni do ndizet flake dhe do permbyse qeverine me “protestat me madheshtore qe ka njohur ndonjehere vendi”. Tashme ka gati nje vit qe ka marre timonin dhe rri e merret me luften e brendshme, fut e bjer Alibeajt! Prej nje viti tashme mezi ka bere dy protesta e gjysem, sa per sy e faqe, ndersa vazhdon e krekoset se opozita e tij eshte “me e forte se kurre” dhe “me e bashkuar se kurre”.

Ne fakt, gjithcka qe po kerkon eshte nje alibi per revolucionin, te cilit i eshte lag kandela, si dhe nje alibi per humbjen spektakolare te pritshme ne zgjedhje. Per kete po e ndihmojne fort edhe mediat e oligarkise qe po merren, prej dy javesh, me nje vrime ne uje, duke u marre, natë e ditë, edhe ata me Alibeajn ndersa heshtën njezeri per dosjen Gerdeci qe merr te pandehur Mediun.

Nuk ka as ide te reja, as platforme, as reformim, as njerez, as entuzjazem. Vetem rrena banale, premtime bajate, gjuhe agresive dhe paranoje teorish konspirative.

Prognoza po del e qarte dhe situata po shkon siç pritej. Opozita e Berishes po rreshket drejt izolimit, tkurrjes, radikalitetit, iracionalitetit dhe banalitetit, çfare do ta shpjere pashmangshem drejt shnderrimit ne nje garnizon militantesh fondamentaliste qe shtrengojne rradhet ne frengjite e nje lufte imagjinare kunder gjithe botes.

Share: