Home Gjeo-Ekonomia Ekspertët: 60 vjet i duhen një familjeje për të blerë një apartament!...

Ekspertët: 60 vjet i duhen një familjeje për të blerë një apartament! Në ndërtim janë pompuar lekët e krimit

Ekspertët vlerësojnë se një familjeje shqiptare I duhet 50 deri në 60 vjet për të blerë një shtëpi, ndërkohë në Zvicër duhen 11 vjet.

Sipas Numbeos Tirana konsiderohet një ndër qytetet më të shtrenjta të botës, duke marrë në konsideratë çmimet dhe të ardhurat.

Numbeo, një hartë digjitale që vlerëson dhe krahason nivelin e jetesës së vendeve të gjithë botës, thotë se në Tiranë është më shtrenjtë të jetohet se në gjithë globin duke marrë parasysh të ardhurat.
Një familjeje me katër persona në Shqipëri sipas numbeos i duhen 260,819 Lek pa qiranë për të kaluar muajin. Krahasuar me Shkupin në Maqedoninë e Veriut një familjeje shqiptare i duhen gati 30% më shumë para për të jetuar në një muaj.

Tabloja duket qartë se blerësit e vërtetë nuk janë familjet normale shqiptare. Brenda këtij tregu të madh fshihet një aktivitet i madh informaliteti dhe pastrimi parash….

Janë rritur çmimet e lëndëve të para, por nga ana tjetër janë pompuar para me origjinë kriminale. Me tolerancën që shfaq sistemi dhe organet ligjzbatuese. Kjo do të thotë që ka ndryshuar edhe struktura e kërkesës konsumatore. Nuk janë më emigrantët që blejnë, por shumë prej tyre duan të prishin kontratat se nuk arrijnë të paguajnë këstet, por janë biznese që duan të rrisin cilësinë e jetës dhe eksponentë që vijnë nga bota e nëndheshme e krimit”, u shpreh Zef Preci, Drejtor Ekzekutiv i ACER.

Këtë e vërtetojnë edhe raportet kombëtare e ndërkombëtare si Manival dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, rezulton se vazhdojnë të mbizotërojnë raportimet e sistemit bankar, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total të RAD e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%.

Viti 2021 shënon rritje me 50% të RAD të dërguara nga subjektet noter dhe një rritje e lehtë nga subjektet banka, ndërsa tek subjektet e tjera vihet re e njëjta tendencë.

Sipas raportit, nga RAD e dërguara përgjithësisht vazhdojnë të
mbizotërojnë tipologjitë që lidhen me:
− Blerje të pasurive të paluajtshme apo të
luajtshme me burim të panjohur të fondeve;
− Transferta të dyshimta apo me anomali të
dukshme;
− Veprime nga persona të dyshuar si të përfshirë
në veprimtari kriminale të mëparshme;
− Huamarrje/sponsorizime/dhurime për/nga të
tretë, që në dukje janë fiktive;
− Depozitime me para në dorë me burim të
pajustifikuar të ardhurash;
− Transaksione të pa mbështetura me
dokumentacion, apo të dhëna të tjerahttps://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F3325421041055208%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel

Share: