Home KRYESORE Ja, pse është shëndeti mendor shumë i rëndësishëm. 182000 njerëz e vrasin...

Ja, pse është shëndeti mendor shumë i rëndësishëm. 182000 njerëz e vrasin vehtën në Evropë çdo vit!


Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Shëndeti i mirë mendor dhe shëndeti i mirë fizik, që të dyja janë një pjesë thelbësore e jetës. Ne vazhdimisht konfrontohemi me sëmundjet mendore dhe marrim këshilla se si të kujdesemi për trupin tonë. Por ajo që mund të bëjmë për mirëqenien tonë mendore apo kujt t’i drejtohemi kur kemi probleme në këtë drejtim është lënë pas dore prej kohësh. E tëra kjo ndodhë nga paragjykimet e shoqërise dhe kulturës sonë. Kjo sjellje ndikon vetëm negativ në trajtimin me kohë por edhe në harmonin familjare. Një pjes e këtyre problemeve shëndetësore psiqikë, për arsye sociale deskriminues, mbesin të mbyllura nën qelësin familjar. Mundësia e vlerësimit të sjelljeve, vuajtjeve psiqike (shpirtërore) dhe permasat e saj, është tani përcjellja publike e emisionit BigBrother edhe në vendin tonë. Këtu kemi mundësi të vlerësojm inteligjencën, sjelljet sociale, kulturore, karakterin dhe disa nga vuajtjet shpirterore kronike të popullatës sone e cila fshihet në kolektivin familjar të tyre.

Ndërgjegjësimi dhe gatishmëria më e madhe për të folur për shëndetin mendor, ka sjellë një epokë të re mirëkuptimi dhe pranimi tanimë edhe në kulturën tonë, duke thyer disa shtresa të stigmës publike. Megjithatë, ka ende shumë sfida përpara nesh të cilat duhet tejkaluar që të sjellim kulturën mjekësore në nivelet e shëndetësisë Evropiane.

Ndikimi shoqëror i problemeve të shëndetit mendor është i frikshëm. 28% e popullsisë së Evropës vuan nga depresioni ose ankthi, dhe çrregullimet neuropsikiatrike përbëjnë 19.5% të barrës së sëmundjeve në vendet e BE-së. Në të kundërt, kostot e çrregullimeve të mirëqenies mendore dhe çrregullimeve të ankthit arrijnë në 190 miliardë euro në vit.

Pasojat personale dhe ato familjare janë katastrofale. Jeta e të prekurve është tepër e mundimshme, familjet janë të shkatërruara dhe shumë mundësi të kufizuara dhe disa të fshira fare. Deri në 50% të pushimeve mjekësore kronike janë për shkak të depresionit dhe ankthit psiqik dhe asnjë vend nuk është imun ndaj vetëvrasjes. Nga numri i madhe i suicideve, Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një fushatë për parandalimin e vetëvrasjeve në vitin 2019. Arsyeja për këtë ishte parandalimi i këtyre rasteve sepse 182,000 njerëz e vrasin vehtën në Evropë çdo vit.
Problemet e shëndetit mendor janë komplekse, me ndikime të tilla si familja, punësimi, varfëria, diskriminimi, humbja e qualitetit jetësor dhe aksesi në kujdesin shëndetësor.

Shëndeti Mendor Europe, organizata më e madhe e pavarur e rrjetit që përfaqëson përdoruesit, profesionistët dhe ofruesit e shëndetit mendor në të gjithë Evropën, punon për të siguruar që shëndeti mendor të jetë në një pozitë të barabartë me shëndetin fizik, për sa i përket financimit dhe kujdesit. Në këtë drejtim, organizata e shnëndetit mendor ende perkushtohet synonimit se ende jan të përkushtuar për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien mendore dhe të drejtat e njerëzve me sëmundje mendore. Dhe ne duam të rrisim ndërgjegjësimin për t’i dhënë fund stigmës dhe diskriminimit ndaj sëmundjeve mendore.
Është tepër reale që të gjithë ne, të prekemi nga një formë e sëmundjes mendore gjatë jetës sonë. Por për shumë, ajo është larg nga një fazë e përkohshme, pasi sëmundja mendore do të ketë efekte të thella dhe të qëndrueshme në aspekte të ndryshme të jetës, si lumturia, kënaqësia shpirtërore, aftësia për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie dhe mundësi për të bërë jetë produktive.

Efektet fillojnë që në moshë të re dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Hulumtimet tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë me shëndet të dobët mendor, ka të ngjarë të kenë performancë të dobët në shkollë dhe të kenë më pak mundësi në tregun e punës. Të rriturit janë më pak produktivë në punë dhe kanë më shumë gjasa të kenë probleme në marrëdhënie dhe në jetën e përditëshme. Të moshuarit, nga ana tjetër, priren të izolohen kur sëmuren mendërisht.

Arsyet bindëse për të destigmatizuar shëndetin mendor dhe për të përmirësuar kujdesin vlejnë për të gjitha grupmoshat, gjinitë dhe grupet socio-ekonomike por edhe në të gjitha rajonet. Rritja e provave dhe ndërgjegjësimit për barrën e problemeve të shëndetit mendor ka çuar në përmirësime në Evropë. Keto jan vetëm mendimet e Shoqatës dhe deshirës së sajë por në realitet sëmundjet mendore (shpirtërore) jan rritur qe nga koha e pandemisë. Megjithatë, pasojat personale dhe ekonomike ende vendosin një barrë mbi shoqërinë dhe sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor.

Shëndeti mendor dhe fizik janë të lidhur ngushtë dhe mund të ndikojnë fuqishëm njëri-tjetrin, për mirë ose për keq. Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin si “një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungesë e sëmundjes ose dobësisë”.
Ky përkufizim i shëndetit ka mbetur i pandryshuar që nga viti 1948. Sepse deri tani ishte një përkufizim i shkenctarëve të betuar në tezat e Hipokratit dhe etikës mjekësore. Na mbetet e hapur ndryshimi i këtij përkufizimi në të ardhmen.

Hulumtimet kanë treguar se 30% e njerëzve me një sëmundje fizike afatgjatë vuajnë gjithashtu nga depresioni ose ankthi. Ndikimi i shëndetit të dobët mendor në sëmundjet fizike i kushton miliarda shteteve në botë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar jan rreth 9 miliardë euro shpenzime në vit. Kostot e kësaj shkalle gjenden në të gjithë Evropën dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të kostos totale prej 600 miliardë eurosh në 28 vendet e BE-së. Në Kosovë kemi nje kosto shumë të vogël ngase tek ne mundgojn instuticionet përkatëse, medikamentet adequate dhe qe pjesa dermuese e të sëmurëve mendor jetojn në rrethana të ngushta familjare dhe jashtë jetës publike.
Shëndeti është jo vetëm proverbial, një nga të mirat më të mëdha njerëzore. Ne e lidhim shëndetin me gjëra pozitive të jetës, lumturija familjare, suksesi në prifesion, si fitnesi, gëzimi i jetës dhe kënaqësia. Megjithatë, shëndeti i mirë është gjithashtu një parakusht për të përballuar kërkesat e shumta të punës dhe jetës private. Sepse vetëm ata që janë të shëndetshëm mund të jenë gjithashtu efektivë dhe efikasë, kreativë dhe të motivuar.

Sëmundjet afatgjata ose pensioni i parakohshëm, nga ana tjetër, ulin cilësinë e jetës dhe produktivitetin dhe shpesh shoqërohen me një ulje të ndjeshme të të ardhurave.

Nëse dëshironi të jeni në gjendje të vazhdoni mirë në sferat e jetës suaj familjare, sociale dhe ate të punës, derisa të dilni në pension në moshën 66 ose 67 vjeç, duhet ta përdorni mirë këtë kapital -shëndetin tuaj – dhe të kujdeseni për të kur jeni më të rinj, në çdo kohë dhe në çdo situat dhe në të gjitha rrethanat e mundura. Shumë e rëndesisme është prevencioni, kujdesi që mos të vije fare deri tek sëmundja mendore apo ajo fizike. Mirëqenia e plotë shëndetësore (mendore dhe fizike), rregullon jetë e juaj, sigurin familjare, jetën sociale, ndikon pozitivisht në rregullimin shoqëror dhe garanton mbështetje të jetëgjatësisë personale dhe familjare.

Share: