Home Gjeo-Ekonomia Kërkesa për trupa serbe në Kosovë, Vuçiç merr përgjigje nga KFOR

Kërkesa për trupa serbe në Kosovë, Vuçiç merr përgjigje nga KFOR

Presiedencës serbe i është kthyer përgjigje lidhur me kërkesën drejtuar KFOR për kthimin e forcave serbe në veri të Kosovës. Lajmi bëhet me dije nga mediat vendase, që njoftojnë se Vuçiç do të ketë një paraqitje në një televizion në Serbi ku mund të flas edhe mbi këtë përgjigje të NATO-s.

“Vuçiç do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar tabloidi serb “Informer” që është një nga instrumentet informative të Vuçiç.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç sapo është kthyer nga manastiri i Hilandarit në Greqi ku ka qëndruar gjatë festave të Krishtlindjeve./Opinion.al

Share: