Home KRYESORE Kim: Gjykata Kushtetuese me 9 gjyqtarë, arritje për reformën në drejtësi

Kim: Gjykata Kushtetuese me 9 gjyqtarë, arritje për reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar lidhur me takimin që zhvilloi ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një statusi në “Twitter”, Kim është shprehur se është një arritje madhore për Shqipërinë dhe për Reformën në Drejtësi që Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë.

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”-shkruan Kim.

Share: