Nga Tritan Shehu
Ai po rrezikon ne shkalle te gjere shendetin e qytetareve, po “zbras xhepat” e tyre!
Degjoj perseri se kane arrestuar X ose Y person per sjellje kontrabande medikamentesh.
Absolutisht akte te denueshme keto, te rrezikeshme per shendetin e qytetareve, sepse te tilla medikamente jane edhe te pa garantuara!
Por nqs do ta analizojme ne thelb kete ceshtje, do te konstatojme…
Se Shteti eshte shkaktari kryesor i shkaterrimit te sigurise medikamentoze, demtimit te shendetit e financave te qytetareve, kontrabandes se tyre:
1—Me ndryshimet ligjore te vitit 2014, kur qellimisht ju hap rruge importit te medikamenteve te pa certifikuara nga EMA, pra me origjine te pa sigurte.
2—Me ndryshimet kamufluese te realizuara edhe se fundi per lendet e para, kur maxhoranca rrezoi amendametet e paraqitura, qe obligonin certifikimin EMA.
3—Me lenien e prodhimit dhe tregut vendas jashte standarteve GMP, GDP e GFP te EMA, gje qe demton sigurine tone medikamentoze.
4—Me mbushjen si pasoje te tregut farmaceutik, vecanerisht te zgjedhjeve te rimbursuara, me medikamente te origjines se pa sigurte.
5—Duke demtuar shendetin e qytetareve e detyruar ata te paguajne nga xhepi per medikamente te sigurta, jashte skemes se rimbursimit.
6—Duke krijuar nje konfuzion te plote ne tregun tone farmaceutik, qe sherben edhe si mjegullnaje per te fshehur veprimtarite korruptive e keqberese.
7—Te gjitha keto krijojne hapesira per kontrabanden e medikamenteve, si nevoje e qytetareve per medikamente te sigurta.
Pra shkaku i vertete stimulues jane politikat farmaceutike te bazuara vetem ne interesa te errta, klienteliste e jo mbi ate qe duhet bere.
Gje qe realisht eshte e thjeshte, po e relizon edhe Kosova:
—Duhet te vendosim domosdoshmerine e certifikimit EMA per te gjitha importet.
—Duhet te arrijme implementimin e standarteve EMA ne prodhimin vendas e tregun tone ne pergjithesi.