Nga ROLAND QAFOKU
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkruar aq shumë, saqë duket sikur nuk ka më ç’të shkruash. Në fakt unë mendoj krejt ndryshe.
Dimensioni i figurës së tij është i tillë që sa më shumë të kërkosh, aq shumë mund të gjesh materiale, dokumente, fotografi, audio e deri video. Një të tillë me modesti e them se e kam publikur në revistën “News bomb” të muajit dhjetor 2022. Bëhet fjalë për fjalimin e plotë orgjinal të mbajtur nga Fan Noli në Moskë në nëntor të vitit 1927, në 10 vjetorin e Revolucionit Bolshevik.
Deri më sot ai fjalim ose ishte përmendur tangent, ose ishin publikuar copëza dhe fragmente. Në revistën “News bomb” mund të gjeni të plotë dhe orgjinal siç e kishte redaktuar vetë Imzot Noli në gjuhën shqipe. Por ajo që vlen më shumë për Nolin është vlerësimi i figurës së tij.
Deri para pak vitesh Noli vizatohej vetëm me nota pozitive. Realisht në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar, unë personalisht nuk besoj se ka një figurë me regjistër kaq të gjerë dhe kontribut në kaq shumë e shumë fushash sa Fan Noli. Shkrimtar, poet, përkthyes, publicist, botues, autorë librash studimorë, kritik letrar, muzikant, kritik muzike, biograf, klerik dhe themelues i kishës autoqefale të ortodoksisë shqiptare Fan Noli është nga të rrallët figurë poliedrike e kombit shqiptar, për të mos thënë i vetmi.
Ajo që e ka ngatërruar figurën e tij është politika. Në fakt, mes 33 kryeministrave, kryeministri i 13-të, Fan Noli, i diplomaur në Universitetin e Harvardit, mbetet më i arsimuari në historinë e shtetit 110-vjeçar shqiptar.
Por prisni! Duhet ta themi troç se në vitet ‘20-të Noli i madh pati dalldisje pas komunizmit. Kryetar i KONARE, pjesmarrës në Moskë në 10 vjetorin e Revoluconit Bolshevik, pjesmarrës në të njëjtën tribunë me Stalinin në paradën e organizaur po në Moskë, por edhe fjalimi i mbajtur atje, e ngjyejnë me të kuqe figurën e tij. Miku-armik Faik Konica e quante peshkopi i kuq, ndërsa në Departamentin e Shtetit dosja e tij si përkrahës i komunizmit u bë ding me të dhëna dhe letra të shkruar nga miq dhe armiq qw nw kwtw kohw u bwnw shumw. Por e rëndësishme është të themi se “komunisti Noli” e mori kthesën shpejt.
U zhgënjye nga idealizmi idiot që kishte mbirë në shumicën e botës dhe gjithçka iu zvenit kur mësoi se në Moskë komuznimi po lulëzonte nga vrasjet politike, ndërsa ekonomia po rrënonte vendin. Mes Bashkimit Sovjetik komunist dhe SHBA-së demokratike Fan Noli ishte me të dytën. Në karrierën në politikë Fan Noli ka meritën e angazhimit të tij në SHBA për të bërë të njohur çështjen shqiptare. Në librin tim “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022” kam të referuar një pasazh të një takimi historik, atë të Fan Nolit me presidentin Thomas Woodrow Wilson.
Mjafton vetëm ky takim dhe emrin i Nolit është për tu vendosur në majën e panteonit të kombit shqioptar. Kjo është edhe arsyeja përse kur u bë kryeministër, vendimi krysor i Fan Nolit ishte që qyteti i Shëngjinit të merrte emrin Wilson. Kjo që po publikoj është shkresa me firmën orgjinale të Fan Nolit si shef i qeverisë, një vendim që për fat të keq qendron prej 99 vjetësh në sirtar dhe nuk zbatohet. Një vendim që u kthye në një peng në jetën e Fan Nolit. E kam pyetur posaçërisht kryeministrin Edi Rama për këtë çështje gjatë një interviste dhe sigurisht që u ndje i papërgatitur për të dhënë përgjigje aty për aty.
Por do ishte në nderin e Shëngjinit dhe të Shqipërisë që ai vendim të zbatohej, jo vetëm pse Rama e ka idhull. Më poshtë po publikoj pjesë të dialogut të Fan Nolit me presidentin Thomas Woodrow Wilson përpara se ai tw shkonte në Konferencën e Paqes në Paris 1919.
Dialogu i Fan Nolit me presidentin e SHBA Thomas Woodrow Wilson (Pjesë nga libri im “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022”)
Përfaqësues i federatës “Vatra”, Noli ishte pjesë e një delegacioni në Kongresin e Kombeve të shtypura dhe Wilson e mbajti fjalimin në malin Vernon, aty ku është varri i George Washington, presidentit të parë dhe një nga themeluesit e SHBA-së. Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti fjalimin me 4 pika si program i SHBA-së për të ardhmen e botës. Teksa përshkoi udhëtimin me jahtin e tij presidencial “Myflower”, Noli gjeti rastin të takojë presidentin amerikan duke i kërkuar rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë.
Dy biseda kokë më kokë të Nolit me Wilson-in, e para në malin Vernon dhe dyta në jaht gjatë kthimit, ishin dy mrekulli. I pari takim i një niveli kaq të lartë mes një personaliteti shqiptar dhe kreut të shtetit amerikan, ai merr rëndësi, mjafton të lexojmë një pjesë të dialogut që u zhvillua mes tyre:
“Fan Noli: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president.
Woodrow Wilson: Unë do të kem vetëm një zë në Kongresin e Paqes dhe atë zë do ta përdor edhe për të drejtat e shqiptarëve.
Fan Noli: Ai zë është mjaft për shqiptarët.
WoodroW Wilson: Jo, mos ua thuaj pikërisht kështu shqiptarëve, se ata atëherë do ta lënë punën e tyre në gjumë. Duhet paskëtaj të punojnë ca më tepër se kurdoherë.”
…..Noli rikujton Wilson-in, gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit u njoh zyrtarisht:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i presidentit Wilson”.