Nga Jorida Tabaku
Një qeveri e papërgjegjshme që nuk punon për shqiptarët kujtohet në fund për t’i shpërndarë disa thërrime që mbeten nga buxheti.
Prej 1 mbi një viti, shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre inflacionin socialist të prodhuar më së shumti nga politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë.
58% e peshës së çmimeve të rritura vijnë nga shkaqet e brendshme. Pjesa tjetër është e importuar.
Në fillim krizën e inflacioneve qeveria e mohoi, nisi ta pohonte vetëm kur u duk ashiqare se çkish ndodhur.
Shifrat tregojnë se inflacioni bazë, praktikisht le ta quajmë inflacion që godet më shumë në xhepa, është 8.42% dhe kjo do të thotë që rritja e çmimeve për produkte të rëndësishme është më e lartë dhe se vendet e bashkimit Europian.
Një qeveri e përgjegjshme do duhej të kishte një paketë të konsoliduar ndihme për qytetarët, sipërmarrjet dhe jo vetëm. Por kjo qeveri nuk është as e përgjegjshme dhe as punon për qytetarët.
Nuk ka asnjë plan për subvencionimin e sipërmarrjeve. Asnjë plan për ndihmën në sektor jetikë si ai i energjisë deh diversifikimit. Nuk ka asnjë plan për ndihmën konkrete ndaj bizneseve të vogla.
Për të mbuluar gjithë sa më sipër angazhohet në shpërndarje lëmoshe ndërsa reformat e saj ekonomike kanë dështuar.
Koha është që të ndryshojmë filozofinë e lëmoshës të qeverisë socialiste për të ofruar filozofinë e sipërmarrjes dhe tregut të lirë.
Koha është të ndryshojmë filozofinë e inflacionit socialist, taksave progresive për të ofruar filozofinë e taksës së sheshtë dhe fiskut me në qendër qytetarin.