Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur lidhur me legalizimet dhe ndërtime pa leje ndër vite në vendin tonë.
Në emisionin “Opinion”, Lame deklaron se përveç problematikave të legalizimeve të objekteve private, në shtetin shqiptar nuk janë legalizuar pronat shtetërore.
Kreu i Kadastrës përmendi rastin e Presidencë, për të cilën tha se është e pa regjistruar, si edhe prona të tjera shtetërore.
Sipas Lames, në total rreth 90% e pronave shtetërore nuk janë të regjistruara.
“Shteti shqiptar ka 30 vite që ndërton pa leje. Ne atëherë u morëm me legalizimin e publikut, që u bë një VKM e veçantë. Situata me pronat e privatëve po fillon të vihet në linjë. Praktikisht pronat shtetërore janë pa leje. Pronat e tjera shtetërore, malet kodrat godinat pa zot etj. Kemi rreth 6 muaj për të bërë këtë program. në regjistrin e pronave publike në të cilën do të regjistrojmë vetëm pronën shtërore. Në kohën kur ishte president Ilir Meta, nuk e dekretoi ligjin 20-20 dhe një nga arsyet që është kafshuar Presidenca është pikërisht se nuk është e regjistruar. Mund të them se 90% e pronave shtetërore nuk janë të regjistruara”,-tha Lame./Opinion.al