Home KRYESORE Sot patem nje perballje me autoren e disa programeve te reality show...

Sot patem nje perballje me autoren e disa programeve te reality show ne Top Channel.

Nga Fabian Zhilla


Argumentet e mia mbi ndikimin negativ te ketyre emisioneve mbi moralin dhe shendetin mendor tek te rinjte ishin:
1-Pasurim duke shfrytezuar pamjen fizike te te rinjve qe eshte konsideruar nga kritik te ketyre programeve si qasje denigruese;
2-Ekspozim te tyre ndaj bulizmit;
3-Projeksion i modelit te suksesit bazuar me pamjen e jashteme dhe sjelljet erotike;
4-Keq edukim pasi normalizohen pamje shume te forta te cilat shfaqen ne keto emisione;
5-Rritja e ankthit tek te rinjte te cilet nuk kane mundesi te kene pamjet fizike te pjesmarresve qe perzgjidhen ne keto emisione;
6-Shikueshmeria e larte e tyre nuk lidhet me vlera artistike apo kulturore por me permbajtjet seksuale te tyre;
7-Njerzit nuk i ndjekin per te mesuar dicka por kryesisht per kureshtje te karakterit erotik;
8-Nje emision i ngjashem ne Britanine e Madhe ne ITV4 u mbyll per arsye se dy pjesmarres vrane veten;
9-Inkurajoj emisione reality show qe promovojme vlera por ato jane ne zhdukje pasi ata me karakter seksual te renduar ju kane marre audiencen.

Sigurisht qe u ballafaqova me termat fanatik, zhveshja emancipon shoqerine patriarkale, ne kemi qindramijera firma dhe ju vetem 8,000 ndjekes, ne promovojme vlera, ju japim akses njerezve qe nuk mundem, liria e medias, censura, komunizem etj.

Ne vertet jetojme ne kohe te veshtira ekonomike ku dhe media eshte ne fund fare nje forme biznesi. Por shoqerite e shendosha zgjedhin me shume mund te ndertohen duke mos rrenuar filigramin qe dallon njeriun nga kafsha, koshiencen, ndjeshmerine, empatine, respektin, ndershmerine dhe punen me djerse. Dhe media, ashtu si dhe pushtetet e tjera ka nje dimension publik qe nuk duhet ta harroj, madje e ka detyrim te jete e kujdeshme, prandaj jane parashikuar edhe ligje nderkombetare qe penalizojne permbajtjen e tyre te demshme!

Sidoqofte ishte kenaqesi te takoja disa gazetare te cilet vertet bejne emisione cilesore por meqe nuk sjellin qindramijera klikimet e kerkuara aq shpejt nuk ecnin korridoreve te Topit duke kercitur takat por ruanin modestine e profesionistit.

P.S.

Ne debat doli edhe argumenti se ky peticion nuk ka ndjekes krahasuar me qindra mijera qe ndjekin te tilla programe. Ne fakt eshte argument racional prandaj te nderuar miq duhet qe peticioni te vijoj te firmoset dhe nga ana tjeter te tilla emisione te refuzohen. E vetmja menyre sensibilizimi qe ne kemi eshte media sociale dhe secili nga ju mund ti bashkangjitet kesaj inisiative ne formen dhe menyren e tij. Ne nuk mund te nxjerrim trupat tane dhe tuaj per tu pasuruar dhe per te bere fame. Kemi zgjedhur rruge te tjera per te ruajtur dinjitetin tone dhe tuajin. Cdo gje sot eshte e shitshme por ne ftojme qe per dinjitetin dhe moralin te ulim qepenin dhe te themi “Not for Sale”!

Vijojme modestisht me fushaten e firmosjes se pericionit

https://www.change.org/p/s-ka-ma-turp?recruiter=269072376&recruited_by_id=11498850-d881-11e4-93f3-5fe9daff5a83&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=petition_dashboard

Emisioni i plote ketu:

Share: