Deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se çmimet në vendin tonë janë rritur me 7.4%.
Në një postim në rrjete sociale ka deklaruar se statistikat e INSTAT kanë treguar se 45 % e shqipëtarëve janë në kufijtë e varfërisë, ndërsa mbi 600 mijë qytetarë janë tashmë të varfër.
Tabaku shprehet se qeveria është shkaku kryesor për situatën e krijuar në vend. Sipas saj, qytetarët vazhdojnë të varfërohen, ndërsa shtoi se është vetëm një pakicë ajo që komandon ekonominë e Shqipërisë.
Deputetja gjithashtu thekson se për të ndryshuar një sistem të tillë, duhet një treg i lirë dhe luftë kunder korrupsionit.
Postimi i plotë:
Si e kanë përballuar shqiptarët rritjen e çmimeve me 7.4%?
Sipas INSTAT 45% e shqiptarëve janë zgrip të varfërisë, mbi 600 mijë janë në varfëri.
Sa e keni ndjerë ju rritjen e çmimeve?
Nën qeverisjen socialiste; të varfërit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, vetëm një pakicë komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.
Një sistem i manipuluar në zanafillë që punon për pakicën nuk mund të prodhojë rritje ekonomike dhe as ulje të pabarazisë. Ky sistem vetëm sa siguron varfërimin e mëtejshëm të të varfërve dhe pasurimin e mëtejshëm të një klike.
Për të ndryshuar sistemin na duhet të kemi treg të lirë, luftë korrupsionit, taksa të ulëta dhe mobilitet social. Pakoja e qeverisë është shumë vinë dhe shumë pak, një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e një qeverie socialiste që ka prodhuar inflacionin, varfërinë dhe pabarazinë./ Opinion.al