Home Gjeo-Ekonomia Tatimi i fitimeve të papritura dhe nevoja për rishikim të strukturës së...

Tatimi i fitimeve të papritura dhe nevoja për rishikim të strukturës së tregut te energjise!

Nga Irena Beqiraj

Dikur ishte herezi të lidhje rritjen e fitimeve me çmimet. Por që nga viti i kaluar në rrethet e ekonomistëve është krjuar bindja që shtysa për fitime të papritura është nxitës i rëndësishëm i inflacionit. Përvec ekonomistëve të bankave qëndrore si zëvendëskryetarja e Rezervës Federale të SHBA Lael Brainard apo Isabel Schnabel anëtare e bordit ekzekutiv të Bankës Qëndrore Evropiane, edhe nobelisti i Paul Krugman e ka pranuar këtë lidhje.

Kjo pikëpamje ka fituar terren jo vetëm midis ekonomsitëve por tatimi mbi fitimet e papritura të kompanive është mbështetur nga shumë qeveri. Qeveria britanike ka zbatuar atë tanimë për prodhuesit e naftës dhe gazit . Qeveria gjermane në shtator preznatoi nevojën për të tatuar fitimet e “rastësishme” sic i quan ajo, në tregun e energjisë elektrike.

Po ashtu nëse do të ishte në dorën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, më shumë ekonomi do të duhet të përdorin tatimin mbi fitimet e papritura mbi kompanitë e energjisë.

Qeveria shqiptare po ashtu ka vendosur të tatojë tatimet e papritura të kompanive prodhuese të energjisë elektrike. Të tatosh fitimet e papritura në sektorë strategjikë është si të ecësh në një tel të hollë pa humbur ekuilibrin.

Nga njëra anë qeveria do të përballet me kritikat e zakonshme të cilat e shohin tatimin e fitimit të papritur si një ndërhyrje shtetërore që shtrembëron tregun edhe sinjalet mbi cmimet, apo që pengon investimet, kritika këto që nuk qëndrojnë. Askush nuk mund të argumentojë bindshëm kundër vendosjes ndaj tatimit të papritur ndaj një kompanie prodhuese të energjisë elektrike që përdor energjinë diellore, apo hidrike, e cila përfiton pa asnjë shtesë në kosto , por thjesht si rezultat i rritjes së cmimit të një produkti zëvendësues si gazi natyror .

Për më tepër po të kemi parasysh vendosjen e cmimit të energjisë në tregjet e BE, në përcaktimin e tij, merret parasysh kostoja më të lartë shtesë e prodhimit të një kilovati nga cdo burim prodhimi. Nëse një hidrocetral ka kosto të larta fikse të ndërtimit, sapo uji prek turbinën e tij kostoja shtesë e prodhimit të një kilovati është thuajse 0 .

Ndërsa një tremocentral ka kosto të ulët të ndërtimit por kosto shtesë e një kilovati të prodhuar me gaz në termocentral është të paktën sa kostoja e gazit që duhet për ta përftuar atë. Duke vendosur cmime shumë më të larta se kosto shtesë e prodhimit të një kilovatori nga burimet e rinovueshme , rregullatorët e BE prentendonin të nxisnin ndërtimin e hidrocetraleve apo panleve diellorë.

Pra prodhuesit tanë që prodhojnë energji hidrike, janë përfitues “pa bërë gjë “ nga rregullat e përcaktimit të cimimit në tregjet europiane. Rritja e kostos shtesë të një kilovati të prodhuar me gaz ka rritur artificialisht edhe cmimin e energjisë hidro.

Ndërkohë që, fitimet e tepërta në një krizë inflacioniste zakonisht shkaktohen në sektorë struktura e tregut është jo konkuruese dhe pengesat e hyrjes janë të larta. Komapnitë energjitike, kanë mundësi të rrisin fitimet e tyre në këtë rast edhe si rezultati i fuqisë së tyre në treg .

Ndërsa tatimi mbi fitimet e papritura ose të rastësishme është tërësisht i justifikuar, aplikimi i tij do të jetë i vështirë . Pjesa më e madhe e kompanive të energjisë elektrike u përkasin korporatave shumëkombëshe të afta në artin e fshehjes së fitimeve të tyre përmes transaksioneve komplekse brenda-kompanive të grupit, të njohura në gjuhën financiare transferimi i cmimit.

Gjithashtu dihet se përvec shitjes së enërgjisë elektrike, ato marrin pjesë aktive në tregëtinë e kontratave të së ardhmes duke krijuar të gjitha mundësitë që një pjesë të mirë të fitimeve ti shtyjnë në periudha të ardhme kur ky tatim nuk do të jetë më në fuqi.

Ndërkohë në rast se në kontratat koncensionare është e përfshirë klauzola e stabilitetit financiar, e cila i mbron kompanitë koncensionare nga rritja e tatimeve , mbedhja e këtij behët edhe më e vështirë.

Pra kjo taksë specifike ka nevojë për njohuri specifike dhe të thelluara të administratës tatimore. Që ky tatim të mbidhet pranë tatimeve duhet të ketë një grup të mirë trajnuar i cili është në gjendje të zbërthejë skemat e vështira kontabël të llogaritjes së fitimeve të papritura të energjisë elektrike, apo edhe njohje të mirë të kushteve të kontratave koncensionare .

Ndërsa në afat të gjatë kemi nevojë të rishikojmë gjithë stukturën e tregut të enegjisë elektrike. Është koha për të riparë strategjinë e krijimit të tregjeve të simuluara të energjisë elektrike. Eksperienca na ka treguar se sa lehtë mund të bashkëpunojë prodhuesit për të rregulluar çmimin e shitjes me shumicë. Po ashtu eksperienca sidomos europiane na tregon sesi tregu me pakicë i energjisë elektrike shëndrohet në një kazino me kompani që spekulojnë me çmimet e ardhshme të energjisë elektrike, duke përfituar gjatë kohëve të mira dhe duke kërkuar ndihmë nga shteti në kohë të kqija .Mbase ka ardhur koha të mendojmë për rrjete lokale në pronësi të bashkive të burimeve të rinovueshme ekzistuese (solare, erë dhe bateri) që i kthejnë komunitetet në pronarë, menaxherë dhe përfitues të energjisë që u nevojitet.

Share: