Home KRYESORE Autonomia Spitalore-një goditje kundër Kujdesit Mjekesor cilësor në Spitalet Publike

Autonomia Spitalore-një goditje kundër Kujdesit Mjekesor cilësor në Spitalet Publike

Nga Pirro Prifti

Ka kohë që është përgatitur një Projekt-ligj i cili u delegon Spitaleve publike një autonomi financiare dhe manaxheriale, autonomi të cilën spitalet publike e kanë aktualisht, pavarësisht se ndikimi politik në vendosjen e drejtuesve të spitaleve ka dobësuar funksionin publik spitalor.

Përse Autonomia spitalore për Spitalet Publike është një rrezik për kalimin e këtyre spitaleve në kripto-spitale private ?

Ka disa shkaqe dhe faktorë të cilët dëmtojnë rëndë kujdesin ndaj pacientit në këto spitale. Argumentat janë të shumtë dhe të fortë. Dihet se gjatë këtyre 32 viteve, shërbimi mjekësor në këto spitale ndaj pacientëve nuk është përmirësuar megjithë harxhimet e mëdha për të rikonstrukutar spitalet publike.

Shkaku i parë ai i harxhimeve të tepërta për shërbime mjekësore. Gjithmonë e më tepër pacientët paguajnë për shërbimet në Spitalet publike . dhe harxhimet e tyre dhe kujdesin kur ata janë të shtruar në Spital shkojnë në:

  • bërjen e analizave me pagesë nga pacienti për shkak të mungesës së bërjes së analizave brënda spitalit gjë që e cila është detyrim spitalor,
    -bërjen e egzaminimeve me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme
    -konsultat e mjekëve me pagesë nga pacienti për shkak ose të paaftësisë së mjekut përgjegjës ose për shkak përfitimi
    -marrjen e medikamenteve me pagesë nga pacienti për shkak të mungesave medikamentoze të qëllimshme
    -dhënien e parave nën dorë (mitmarrje) për mjekun dhe infermjeren nga pacienti për shërbime mjekësore që pacienti i a ka paguar shtetit taksën e shëndetit vite me rradhë.
    -Shtrimet në spital publik me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme
  • mungesa e kontrollit dhe kujdesit mjekësor gjatë shtrimit të pacientit në spital publik, nëse pacienti nuk paguan për injeksionet e përditshme, vendosjen e perfuzioneve, dhe kujdesjeve të tjera mjekësore dhe infermjerore gjatë periudhës së shtrimit
  • -mungesa e etikës mjekësore në spitalet publike.
    Të gjitha këto i kanë kthyer Spitalet publike Rajonale dhe Spitalet Universitare të Tiranes praktikisht në Spitale të tipit privat por që paratë shkojnë në xhepat e personelit i cili nuk paguan ndonjë taksë për to, dhe asgjë nuk shkon për të përmirësuar gjëndjen; pra fitime jo ligjore dhe të turpshme dhe haptazi në shkelje të ligjit.
    Shkaku i dytë është mos aktivizimi i qëllimshëm ndoshta dhe nga pa-aftësia e Kartës së Shëndetit e cila duhet realizuar nga Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Përse ndodh kjo? Dihet së pagesa e përmuajshme e Sigurimeve Shëndetësore që kur fillon një punë cfarëdo në insitucion publik apo privat,- njeriu paguan siguracionet shëndetësore Fondit të
  • Sigurimeve Shëndetësore. Fondet Shëndetësore mendohet që përdoren në formën e Parimit të Solidaritetit, në dallim nga Modeli Semashko i kujdesit shëndetësor falas nga djepi- deri në varr, model i cili u shërbye gjatë diktaturës.

    Sipas definicionit, kuptimi modern i Solidaritetit në sigurimet shëndetësore i referohet trajtimit të barabartë për të gjitha grupet sociale (të moshuarit, me të ardhura të ulëta, emigrantët, invalidët etj.) të ankoruar në një sistem të bazuar në kontribut, i cili kërkon që të gjithë qytetarët që punojnë duhet t’i bashkohen të njëjtit fond financues që kontribuon në shëndetësi.
  • Në Shqipëri, Modeli kombetar i siguracionit shendetesor, inkorporon aspekte te dy modeleve si ai Bismarck dhe Beveridge. Si ne modelin Beveridge, qeveria vepron si nje pagues i vetem i procedurave mjekesore, dhe si modeli Bismarck, ofruesit e kujdesit shendetesor jane private dhe ky këty është kleçka ku bazohet msh. Për Autonominë e Spitaleve Publike (http://xn--cdaaa.panorama.com.al/si-ta-kuptojme-modelin-e-sistemit-shendetesor-funksional-ku-pacienti-eshte-ne-qender-dhe-paraja-ndjek-pacientin/).
  • Praktikisht në Shqipëri Modeli i Solidaritetit në Sigurimet Shëndetësore është bërë një model që praktikisht nuk i shërben popullatës që paguan siguracionet për vite me rradhë sepse:
    së pari, pagesat merren nga shteti dhe kur vjen koha që paguesi sëmuret dhe shtrohet në Spital publik ai nuk shërbehet me cilësi madje paguan plus dhe nën dorë mjekët dhe infermjerët për shërbimet mjekësore të cilat në fakt janë të paguara.
  • Sipas statistikave në Shqipëri populli paguan 3.4% të rrogës për Siguracionet Shëndetësore çdo muaj, por llogaritet se harxhimet e pacientëve në formë mitmarrje për mjekim edhe ambulatorisht edhe shtrim në spitalet publike, i kalojnë 20.000 lekë të reja në vit /për pacient: këto shumëzuar për ~279.000 pacientë që shtrohen në spitalet publike në vit, del një shifër prej 5.580.00.000 lekë ose 45.365.853 Euro në vit minimalja, e cila mund të shkojë deri në 80 milionë euro shtesë në vit nën dorë dhe informale, që pacientët shqiptarë paguajnë për shtrimin në spital publik në formë mitmarrje, mjekim dhe shtrim, tek mjekët dhe infermierët e spitaleve publike në vit, duke rrënuar të ardhurat e shqiptarëve të cilat sipas INSTAT janë rreth 5500 $ në vit.
  • Pra del e rëndësishme që shteti duhet të rrisë % e Sigurimeve shëndetësore, por në rradhë të parë duhet të aktivizoje KARTËN E SHËNDETIT për ata që i paguajnë këto Siguriacione shëndetësore në mënyrë që të shmangen harxhimet e tepërta të pacientëve dhe të pengohet rrushfeti, mitmarrja.
  • Shkaku i tretë difektet më të rënda janë mungesa e Manaxhimit të Spitaleve dhe mungesa e Kontrollit cilësor mjekësor dhe disiplinor në Spitale. Pra, në Spitalet Rajonale dhe Universitare duhet të:
  • Rriten rrogat100% por duhet shtuar kontrolli ndaj punës së mjekëve dhe infermjerëve
  • Spitalet publike duhet të drejtohen nga Borde dhe jo nga drejtore politike
  • Punësimi i Mjekëve dhe infermjerëve të paktën në Spitalet Universitare të jetë cilësor-ata më të mirët me konkurs, dhe provime të përvitëshme brënda spitalit
  • Kontroll i rreptë ndaj PPP-ve të Check-up-it dhe të Analizave, dhe nëse nuk janë rentabel le të anullohen
  • Aktivizimi i Urdhërit të Mjekut dhe infermjerit për shkeljet disiplinore , etike, dhe licensimet
  • Mbulimi gradual dhe i plotë i Shërbimeve spitalore Publike nga Siguracionet Shëndetëssore.
  • Ndalimin e dypunësimit të mjekëve specialiste të spitaleve publike edhe në spitale private
    Shkaku i Katërt, është M.SH. Ministria duhet të propozojë:- rritjen e GDP për Shëndetësinë dhe jo të shpikë autonomira në dëm të popullit, – duhet të ketë këshilltarë profesionistë dhe meritokratë dhe jo militantë,- duhet të punësoje specialistë ministrie profesionistë që të drejtojnë këtë ministri dhe jo militantë me ministre që veç del në foto.
  • Në përfundim: A mund të shërbejë ky Projektligj për Autonominë e Spitaleve në raport me problemet që shtrova më sipër në drejtim të përmirësimit të kujdesit mjekësor ndaj pacientit?
    Unë mendoj që – ASPAK.
  • Përse? Sepse Projekt-Ligji për Autonomi Spitalorei cili …delegon gradualisht të drejtat e vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes tek spitalet (Çfarë nënkupton autonomia spitalore, si bëhet akreditimi dhe kompetencat e spitaleve – Shqiptarja.com) – do ti shëndronte Spitalet publike praktikisht në Spitale Private, do të shkaktonte një mitmarrje korruspion galopant edhe më të madh sesa tani, do të rriste barrën e e pagesës nën dorë (nga halli) të pacientëve tek mjekët, dhe do të rrisë emigracionin, sepse një nga shkaqet që emigron popullata janë edhe vështirësite dhe pasiguria e popullatës për një shërbim mjekësor publik cilësor.
Share: