Home Gjeo-Ekonomia “Çfarë ndërtohet mbi rrënoja, nuk është fitore”, Papa: Boll më luftës në...

“Çfarë ndërtohet mbi rrënoja, nuk është fitore”, Papa: Boll më luftës në Ukrainë

“Një luftë absurde dhe mizore”; dy ditë përpara përvjetorit të parë të sulmi rus në Ukrainë, Papa Françesku bëri thirrje për fundin e menjëhershëm të konfliktit dhe për negociata.

“Një përvjetor i trishtuar” e quajti ai 24 shkurtin, ndërsa kujtoi edhe një herë se me mendje e zemër është pranë popullit ukrainas, që po vuan pasojat e një pushtimi brutal.

“Të dashur vëllezër dhe motra, në 24 shkurt, do të bëhet një vit nga pushtimi i Ukrainës. Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve, të izoluarve, niveli i shkatërrimeve, dëmet ekonomike dhe sociale, të gjitha këto flasin vetë. Zoti i faltë të gjitha këto krime dhe të gjithë këtë dhunë: ‘Ai është Perëndia e paqes’. I bëj thirrje atyre që kanë autoritet mbi kombet e tyre të bëjnë përpjekje konkrete për fundin e konfliktit, për arritjen e një armëpushimi dhe për të nisur bisedimet e paqes. Çdo gjë që ndërtohet mbi rrënoja, nuk mund të jetë kurrë fitore e vërtetë”, tha Papa.

Vitin e kaluar, Papa pati deklaruar se luftën “po e paguajnë të pafajshmit” dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë prej saj” janë kriminelë që vrasin njerëzimin”.

Top Channel

Share: