Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Heshtja ime e rehatshme me ka ndenjur ngushte ndaj dua te them...

Heshtja ime e rehatshme me ka ndenjur ngushte ndaj dua te them dy fjale për emisionet e të dielave në Tv

Nga Brizida Gjikondi

Te djelave televizionet shqiptare ofrojne disa pseudo gjyqe te degraduara deri ne skizofreni..

Kam evituar perhere ti shikoj pasi neveria dhe ndjesia e parehatise qe japin kane qene me minimalja perballe atij helmi te ofruar si normalitet.

Shikoj shpesh statuse, lajme dhe meme nga ajo llahtare… por kam zgjedhur te mbyll gojen.

Por shpesh heshtja ime e rehatshme me ka ndenjur ngushte ndaj do doja te them dy fjale..

Ne atë lëtyrë te quajtur gjyq publik, stimulohet, poshtrimi, imoraliteti, histeria dhe vulosja e nje degradimi kombetar ndaj shqiptarve si popull idiot, materialist dhe i pashpirt.

Me emisione te ketij lloji por dhe te tjera si ky qe stimulojne tragjedite ordinere kerkohet te stimulohet emocioni fals shtazarak dhe jo reflektimi dhe dinjiteti.

Kerkohet qe shqiptaret te mbahen ne nje nivel ordiner shpirteror dhe dihet duke i mbajtur ne ate nivel ata jane kavje te manipulueshme dhe konsumues dhe pagatorë ideal te emisioneve qe vlejne miliona per ata qe i bejne.

Media shqiptare ne teresi eshte manipuluese ne disfavor te shqiptarve, ajo i fut ne vathen e antivlerave te kultures politikes biznesit dhe drejtesise dhe alternativat qe ju ofrohen jane gjithmone brenda kesaj vathe te qelbur…

Nje popull miop i ambjentuar me krimin, mashtrimin, histerine dhe mosndeshkimin eshte djepi ideal i varrit te vet !!

Share: