Home KRYESORE Historia e Falkones e shkruar nga motra e tij, Maria Falcone dhe...

Historia e Falkones e shkruar nga motra e tij, Maria Falcone dhe gazetarja Francesca Barra.

Me ra ne dore historia e Falkones e shkruar nga motra e tij, Francesca Barra. Libri eshte shqiperuar nga magjistrati i njohur Engert Pellumbi.

Nga Fabian Zhilla

C‘fare meson nga jeta e ketij magjistrati profesionist por te ‘vetmuar’?

1-Nese ke vendosur ti shpallesh lufte malavites dije se do kesh shume pak miq. Falkone kishte mik te vertete dhe te afert shokun e tij te femijerise, Paulo Borselinon.

2-Armiqte e tu te pare dhe te vazhdueshem do jene koleget e tu.
Mos u cudit kur kandidatura jote per drejtues do te refuzohet vazhdimisht. ( Falkone u refuzua si drejtues i Zyres se Hetimit, u refuzua si drejtues i Prokurorise se Palermos, u refuzua si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise etj.). Dikur ai quhej ‘humbesi i madh’.

3-Mbas nje suksesi te madh, malavita do te filloj te te denigroje. Mbas suksesit te Maksiprocesit ne vitin 1987 per Falkonen, do te filloje njollosja e figures duke hedhur dyshime ne publik mbi integritetin e tij me gjysem te verteta. Dhe shpesh mbas tyre do te jete ndonje anetar i seres tende. Mbas Maksiprocesit, ishte magjistrati Alberto di Pisa qe kishte cuar 6 letra anonime ne Keshillin e Larte te Drejtesise me shpifje ndaj Falkones.

4-Mos u cudit kur ne vend qe media te te marri si model pozitiv do te filloj te ta kategorizoj luften ndaj malavites si protagonisem. Ka Cosa Nostra te krimit te organizuar por ka dhe Cosa Nostra te medias.

5- Me pas do te filloj demotivimi duke te vendosur mbi koke ndonje medioker qe te vetmen pune qe ka eshte te merret dhe te te kontrolloj ty. Shume shpejt cdo gje e mire e ngritur ne vite do prishet brenda pak muajsh. Keshtu ndodhi me emerimin e Antonino Melit si drejtues i Zyres se Hetimit te Palermos pas perfundimit te gjyqit te madh ku u denuan me shume se 400 anetare te Cosa Nostra. Kjo coi Falkonen drejt doreheqjes dhe shkuarjes ne Rome dhe shkaterrimin e grupit Anti Mafia.

6-Mbas nje kercenimi apo rreziku nese merr nje telefonate ngushellimi nga ndonje politikan i larte dije se ai eshte dirigjenti. Mbas atentatit te pare ne Adaura ndaj Falkones, nder te paret qe e ngushelloi ishte Giulio Andreoti qe sapo kishte formuar kabinetin qeveritar.

7- Suksesi dhe siguria e vetme eshte integriteti dhe nivel i larte profesional. Falkone arriti te fus 4 koncepte ne hetimin e mafias 1- ndiq parane, 2-mafia hetohet ne teresi ( bashko ceshtjet), 3- ligjerimi i bashkepunetoreve te drejtesise, 4- kufizim i rrepte i krereve te mafias (41 Bis). Ai eshte edhe truri i ngritjes se strukturave te posacme hetimore Anti Mafia si SPAK sot.

8- Puna jote me shume do te vleresohet nga te huajt se te tute. Falkone gezonte respekt te vecante nga FBI, ku sot ka nje bust ne Quantico. Louis Freeh, i cili bashkepunoi ngushte me Falkonen ne goditjen e mafias italiane ne ShBA dhe ishte shef i FBI-se ne vitet 90-te e cilesonte Falkonen si ‘mishetimi me i larte i drejtesise dhe shtetit ligjor’.

Share: