Nga Markelian Kapidani
Për Mediat:
Na e çatë trapin duke thirrur “KOMPOZITOR” diletantat e muzikës të cilët për normat tuaja të ulëta të vlerësimit, identifikohen me ato muzikantë
të cilët shkruajn këngë!
Mjaft më me të tilla idiotësira!
… indirekt Ju tallni bythën me kompozitorët e vërtetë, me ata të cilët e kanë marrë me seriozitet këtë profesion e që shkruajn muzikë në një hapësirë prej 360 gradësh.
Kompozitor është ai që perveq këngës (si forma më e thjeshtë muzikore), di të shkruaj mbi partiturë vepra të ndërlikuara si Tema me variacione, Sonata, deri tek Sinfonia… Gjithashtu, Kompozitori është vetë ai Arranxhues dhe Orkestres i muzikës së vet, dhe nuk pret që tjetërkush t’ja kryej këtë detyrë, bashkë dhe me notizimin muzikor.
Le ti vendosim njëherë e mirë detyrat e secilit në lidhje me muzikën, … mbasi “nuk mban më ujë orizi”.
Kompozitori është ai që ka studjuar në shkollë:
- Solfezh
- Harmoni
- Analizë të formave muzikore
- Kontrapunkt
- Orkestracion
- Klasë korale, instrument si dhe nocionet e dirizhimit…
Ky, dhe vetëm ky person i kualifikuar, mund të jetë kompozitor.
Të tjerët janë Kanautorë:
Autorë këngësh.
Termi kompozitor (nga latinisht composĭtor, -oris, derivat i (componĕre) që do të thotë “të kompozosh”, fillon të përdoret andej nga shekulli i 13-të, pikërisht për të treguar një person që kompozon dhe që për këtë arsye krijon dhe shkruan muzikë përmbi pentagram: përmes krijimit të partiturave (shkrimit muzikor), për të bërë të mundur riprodhimin e muzikës përmes leximit të shënimeve muzikore përmbi letër.
Për të lehtësuar riprodhimin muzikor, kompozimi përgjithësisht transkriptohet në një partiturë duke përdorur një sistem simbolesh të quajtur notacion muzikor, (shënim muzikor) i cili përdor të ashtuquajturat “nota” muzikore (shënja muzikore). Më tej, muzika e shkruar e kompozitorit, ekzekutohet nga interpretuesit: (muzikantë instrumentista, këngëtarë), gjithashtu mund të luhet edhe nga vetë autori.
Për më tepër, për t’u konsideruar zyrtarisht një “kompozitor” duhet që artisti të ketë mbledhur, në katalogun e tij, një numër të caktuar veprash të njohura si të tilla nëpërmjet krijimit të partiturave ndër vite.
Profesioni i kompozitorit nuk është një profesion i mbrojtur, prandaj edhe “Ju” e shpërdoroni këtë term simbas kutit tuaj… Kjo, pavarësisht se edhe studentët autodidaktë mund të quhen kompozitorë, por vetëm pasi të jenë Formular muzikalisht përmes studimeve kompozicionale, gjë që shumica e kantautorëve nuk e ka.
Provoni njëherë të konsideroni idenë që të operoheni nga farmacisti i lagjes i cili ju shet takipirina, duke e thirrur atë: Kirurg!!! Apo: të merrni avionin për të shkuar diku, ndërkohë që piloti i juaj është një Aostes (hostess) që vetë quhet pilot…!!!!
Aaaa, po kjo gjë nuk është e mundur, (do të ishte absurde një gjë e tillë) mbasi ka kontrolle të rrepta për këto gjëra!!! Gjithashtu pilot apo kirurg nuk bëhesh kollaj: ekziston një “SHKOLLÊ” që duhet bërë… ndërsa për muzikë Jo ëëë?!?!?
Këtu qëndron problemi, kundrejt muzikës flitet “badihavà” (gjithsekush flet për qef të vet): Flasin të gjithë, pasi muzika i përfshin të gjithë. Dakord, krejt mirë, por pavarësisht nga kjo, nuk mund të përzihen gjërat deri në atë pikë ku bie fjala: mendimi i një akademiku të njesohet me atë të një qytetari të thjeshtë apo puna krijuese e një kompozitori me atë të kantautorit! Kjo gjë është një Rrumpallë e pa shoqe… është një lloj narko-anarkie e trurit.
Jeni ba të padurueshëm, masandej kerkoni medemek me na dhanë lajme…
Na mbyti media!