Në Kosovën janë të dashuruar dhe më shumë e duan pikërisht ata të cilët nga kjo dashuri mund të bëjnë jetë të lehtë (komode); e inkasojnë shtrenjtë dashurinë e vet e cila në thelb ka të bëj me grumbullimin e pasurisë materiale, të pushtetit e të fuqisë politike.
Shumë nga politikanët dhe pushtetarët e pas luftës në Kosovë (plotë 23 vjet, për të cilët flitet fshehtë e hapur) e kanë inkasuar bukur shumë dashurinë ndaj atdheut që e quajnë Kosovë, dhe paratë e tyre i kanë vendosur atje ku është me e sigurt, kurse në këtë Kosovë të mjerë, kanë ngritur pallate e saraje (sallone, mobilje moderne, piktura të njohura, me pishina e përcjellje tjera, ngjashëm me ato të miliarderëve botëror.); i kanë punësuar familjarët, të farifisit, klanit e partisë në të gjitha institucionet shtetërore e ndërmarrjet publike, se duhet ta inkasojnë meritën për çlirimin e Kosovës, të cilën në fakt e kanë okupuar (kapur)!
E fakti që Kosova sot po përballet me shumë halle e telashe të natyrave të ndryshme (të brendshme e të jashtme -mëny kryesore në të gjitha bisedat dialogu -negiciatat me Serbinë) kujt i hanë palla; natyrisht elitat në pushtet këto tema jo popullore i kanë anashkaluar me hipokrizi, duke e drejtuar vazhdimisht gishtin në urrejtësit dhe armiqtë e njohur mirë të Kosovës: serbët, grekët, (dikur edhe malaziasit e maqedonasit), jugonostalgjikët, sllavokomunistët, dhe komunistët vendor, bolshevikët, djathtistët , popullistët, tradhtarët e tipit të Esad pashës e haxhi Qamilit, apo Rahman Morinës.. , Rusia, (Putini) Kina, Evropa kurvë, madje edhe Corona virusi, dhe të gjithë quhen armiq si burim i të gjitha halleve tona.
E në fakt, me këtë në mënyrë (jo) të shkathtë e fshehin politikën e tyre dështuese e zullumçare ndaj popullit dhe shtetit të vet, për “interesat e të cilëve po punojnë” . Ama kush në këtë politikë e çanë fare kokën për të vërtetën, dhe gjithçka është çështje e interpretimit, apo? Tek e fundit, a nuk ka thënë në kohën e vet Volteri se njerëzit e sjellshëm debatojnë mbi interpretimet. e jo mbi faktet: por problemi ynë sot është pikërisht në faktin që duhet të jemi të pasjellshëm, sepse na kanë rre vazhdimisht, ashtu që edhe faktet janë problematik dhe të diskutueshëm.
Dhe kështu do të vazhdojmë të bashkëjetojmë, ne që nuk e “duam Kosovën” për pasurim, dhe puna e kontributi ynë 40 vjeçar po kompensohet me 100 euro ndihmë sociale e quajtur pension, me ata që e duan më shumë për fuqi politike e ekonomike.
Kosovën po e duan pa masë (për interese të caktuara politike a financiare edhe Serbia edhe Shqipëria. Kosova madhe edhe shumë OJQ të rajonit e jashtë tij u shërben për përfitime financiare duke propozuar e përgatitur projeke të ndryshme politike e ekonomike, konferenca, tryeza e debate me shumë ekspertë ndërkombëtarë e vendor, dhe kjo po zgjat plotë 30 vjet. Kosova, vend aq i vogël për të gjithë është bërë arenë e konkurencave të projekteve dhe Eldorado për përfitime materiale dhe shpërlaje parash.
Deri kur?