Home Gjeo-Ekonomia Marreveshja me Malin e Zi duhet te jete shume me komplekse se...

Marreveshja me Malin e Zi duhet te jete shume me komplekse se sa ndertimi i nje Ure qe lidh vertet Tiranen me Kotorrin, por injoron Shkodren!

Nga Romeo Gurakuqi

Marreveshja me Malin e Zi duhet te jete shume me komplekse se sa ndertimi i nje Ure Fikse, te Mbyllur, qe lidh vertet Tiranen me Kotorrin, por bllokon, anashkalon dhe injoron Shkodren dhe interesat e saja ekonomike, tregtare dhe zhvillimore.

Nuk mund te mberrish me vepra madheshtore fundore ne nje cep te Shqiperise, pa ndertuar me projekt te financuar nga garantet europiane, rrugen ndermjetese, Kryeuren mbi Drin dhe Nderlidhjen Rrugore Tangenciale per Kryeqendren e Veriut, qe lidh gjithe vendin tone me Europen ne rruge tokesore.

Nuk mund te vijohet me tej me pune kombetare dhe nderkombetare ne Veri te Shqiperise, duke izoluar Shkodren, lene ne harrese dhe injorim interesat komunitare dhe zhvillimore te qytetit me te rendesishem te Gegnise. Investimi ne anet tona duhet te jete proporcional dhe jo me ndikim demtues, izolacionist dhe anashkalues.

Ne Podgorice, dje, me se pari duhej shkuar me dosjen historise se te drejtes se lundrimit mbi Bune dhe te kufirit ujor mes Shqiperise dhe Malit te Zi(Jugosllavise) per t’i bere nje update situacioneve te ndryshuara ndershteterore, rregullave te lundrimit dhe sistemimeve te koordinuara te rrjedhes se Bunes. Me sa kuptoj asnje studim i investuar shteterore nuk eshte bere ne kete drejtim.

Ndermarrja e Ujerave ne Shkoder vertete eshte shkaterruar dhe transferuar ne Lezhen e Re, por me sa kuptoj, edhe memoria e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise eshte jashte eficences dhe naltesise se nxjerrjes se dokumentacionit pergatitor te nje mbledhjeje kaq te shumepritur dhe mjaft te rendesishme. Nuk pashe ne fakt asnje ekspert te se drejtes nderkombetare ne skuader, sikurse asnje te tille te hidroteknikes dhe navigacionit.

Duhet te kujtoj se interesat e bashkesise shkodrane dhe ato te Shqiperise jane shume me komplekse se sa nje Ure e Mbyllur.

Persa i perket ures:

Duhet te behet gjithshka qe ajo ure e re te jete me mekanizem hapjeje, qe te mundesoje kalimi e anijeve deri ne Doganen e Shkodres se Rindertuar dhe Pastruar;

Se dyti, marreveshja me Malin e Zi mendoj se do te duhej te detajohej me rregullimin e perditesuar te lundrimit ne Lumin Buna, rregullimin e perbashket te rrjedhjes lumore, permes puneve hidroteknike dhe pastrimit teresor te shtratit lumor.

Presim nje ndryshim qendrimi dhe shume me teper dashamiresi per qytetin tone te shtrenjte, njerezit e saj te mire dhe femijet tane ne emigracion, qe duan te vijne ne vendlindje.

Share: