Home Gjeo-Ekonomia Muze për shpëtimin e hebrejve, Rama: Lidhet me një nga faqet më...

Muze për shpëtimin e hebrejve, Rama: Lidhet me një nga faqet më të lavdishme të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shpalljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se ky muze është një moment i rëndësishëm për historinë tonë pasi lidhet me një nga faqet më të lavdishme të shqiptarëve, shpëtimit të hebrenjve gjëtë Luftës së Dytë Botërore.

 “Një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për arkitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që mund të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë detyrimi në raport me fëmijët tanë dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me faqen më të lavdishme të shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është një vend ku banorët nuk dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët. Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzuar me titull e drejtë, ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga shteti i izraelit. Historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, pjesë e lavdisë, sakrificës njerëzore. Ne nuk e kemi ende të shënjuar këtë histori në trupin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane. Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, kjo është e dyta në radhë pasi më parë së bashku me FMN, ne kemi nisur muzeun e hebrenjve në Vlorë. Ishte zona e përqëndrimit më të madh të hebrenjve, ndërkohë në lagjen e vjetër, kemi identifikuar një godinë shumë të bukur. Kemi përcaktuar edhe studion që është në një fazë të avancuar të projektit ekzekutiv për të filluar nga puna.

Këtu kemi ambient të shkojmë përtej, të kemi një vepër arkitektonike përmes kësaj shtëpie tradicionale dhe një hapësire moderne që do ta konceptojnë arkitektët, e cila do të shërbejë si një hapësirë e artit, e librit hebraik për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit. Një destinacion i ri në qytet, por edhe për të rinjtë edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me momente të historisë së shtetit të Izraelit. Shtëpia me “sekretet” e historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e gravitetit të këtij projekti. Na krijohet mundësi që të kemi një punë të mirëfilltë shkencore që nuk nis me muzeun, por ka nisur prej kohësh. Ky muze jo thjesht do të mbledhë dokumente apo imazhe, por do ju shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me informacion.

E shpallim këtë konkurs dhe jam i bindur se sot hedhim një hap të rëndësishëm për ta parë të realizuar këtë vepër që do të shërbejë për shpëtimin e një tjetër objekti të trashëgiminë kulturore. Ky konkurs është moment i rëndësishëm për Ministrinë e Kulturës dhe po ashtu, në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës do të garantojë suksesin e këtij projekti. Shpresoj shumë dhe jam besimplotë se nuk do të jetë e largët dita kur do të ngrihemi bashkë për të hapur këtë qendër të re për qytetin”-tha Rama.

Share: