Home KRYESORE “Ndihem i braktisur. A është e drejtë të lyp dashuri? ”Zbardhen bisedat...

“Ndihem i braktisur. A është e drejtë të lyp dashuri? ”Zbardhen bisedat e Messina Denaros

Përgjime të reja të kryemafiozit Matteo Messina Denaro janë publikuar nga mediat italiane.

“Ja ku jam i ngulur, me 4 goma të shpuara. Domethënë jo në kuptimin e shpimeve, por i bllokuar se jam në asfalt dhe nuk lëviz dot. Për përkujtimet e këtij m…. M.. të shenjtë”. Kështu është shprehur në bisedë me disa pacientë që kishte takuar gjatë terapisë së kancerit, Denaro në ditën e përkujtimit të masakrës mafioze të Capaci, që i kushtoi jetën gjyqtarit, Giovanni Falcone. Ai ishte acaruar sepse kishte mbetur i bllokuar në trafik për shkak të homazheve ndaj gjyqtarit.  “Botë e ndyrë”, mallkoi ai në mesazhin e regjistruar që ANSA ka publikuar ditën e sotme.

Frika nga sëmundja, vetmia dalin nga transkriptimi i bisedave të tij me një grua me të cilën ishte lidhur për një vit e gjysmë, nga viti 2021.

Messina Denaro, nuk tregoi identitetin e grave të cilave u tregoi në sms për sëmundjen e tij dhe u tha:”Ndihem i braktisur. Si një endacak me këmbë të thyer në mes të një pellgu gjatë kësaj nate Krishtlindjesh. E gjithë kjo situatë për mua është e mjerë dhe kam nevojë për dashuri. Por a është e drejtë të lyp për dashuri?”, ka shkruar ai.

Në një prej mesazheve, shefi i mafies thotë se është një biznesmen i divorcuar.

Po ashtu në mesazhe duket lidhja e ngushtë që ata kishin me njëri-tjetrin, besimi i madh, pasi rrëfimet janë  intime, sidomos kur flet për dashurinë për nënën e tij.

«Ana, vajza (kujdestare, ed) që rri me nënën time, mbrëmë më kërkoi. Ajo gjeti një fletë të shkruar nga nëna ime me dorën e saj. Nëna ime nuk është më mirë, por ka shkruar shumë gjëra. Gjëra të ndjeshme: “Ajo kthehet nga unë duke më thënë se kur të vdesë në funeralin e saj, ajo dëshiron grup muzikor. Dhe duhet të luajë gjithmonë një melodi të vetme: ‘Marshin Radetzky’. Por kush tha që unë vdes pas saj? Ajo nuk e di, por unë e di. Megjithatë, meqë ajo e do këtë gjë, unë do ta bëj, sepse vullneti i popullit ruhet. Nëna ime ishte e tillë, një tip i çuditshëm”./Opinion.al

Share: