Home Gjeo-Ekonomia Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të trajtojnë vetëm rastet e...

Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të trajtojnë vetëm rastet e shqiptarëve

Ministria e Brendshme britanike ka urdhëruar punonjësit në njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve azilkërkues në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet.

Sipas mediave britanike operacioni i koduar “Bridora” ka synim të largojë sa më shumë shqiptarë duke shpallur sa më shumë aplikime të tyre për azil ” të pabaza” pas një rritjeje të numrit të atyre që mbërrijnë me varka të vogla.

Ka shqetësime se do të vonohen vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera, me shumë prej tyre që tashmë presin vite për të zbuluar nëse do t’u jepet mbrojtje.

Nga më shumë se 140,000 aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Mretërinë e Bashkuar, rreth 16 për qind (22,900) janë nga shqiptarët.

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve. Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil”, tha Clare Moseley, themeluesja e bamirësisë Care4Calais.

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, ku Ministria e Brendshme mund t’i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët “qartësisht të pabazuara”, sepse ato konsiderohen të sigurta./Opinion.al

Share: