Home Gjeo-Ekonomia “Pagat nuk u rritën”/ Pedagogët dhe studentët, protestë kombëtare të mërkurën

“Pagat nuk u rritën”/ Pedagogët dhe studentët, protestë kombëtare të mërkurën

Pedagogët dhe studentët kanë lajmëruar një protestë kombëtare këtë të mërkurë, me arsyetimin se qeveria nuk ka shqyrtuar kërkesat që ata kanë paraqitur vazhdimisht.

“Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë, në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor, dëshmon mungesën e njohjes, por dhe ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, duke listuar cilat janë kërkesat për të cilat nuk kanë marrë përgjigje.ADVERTISING

“Mbetet ende pa përgjigje kërkesa jonë për shtesën e pagës për vjetërsinë në punë, shtesë e cila duhet të kishte filluar të zbatohej, që në janar 2023

Vazhdon të mbetet pa përgjigje kërkesa për njohjen dhe kompensimin për dëmshmërinë në punë të stafit ndihmës akademik dhe administrativ; Ndërkohë që kjo kategori nuk ka marrë as shtesën prej 8 %, pasi u la jashtë VKM-së së datës 5 tetor 2022; Në kushtet e një mosrregullimi të këtij problemi, një zgjidhje do të ishte rritja me një kategori në listën e klasifikimit të pagave. 

Ende nuk ka marrë formë kërkesa për rivlerësimin e orës mësimore

Tërheqim vëmendjen dhe ngremë fort zërin se ndryshimet e propozuara për VKM 112/2018, “Për Përcaktimin e Kritereve Për Fitimin E Gradës Shkencore “Doktor” dhe të Standardeve Shtetërore për Fitimin e Titujve Akademikë “Profesori Asociuar” dhe “Profesor”, do duhet të bëhen për të mundësuar në çdo rast, promovimin akademik dhe karrierën për stafin akademik, duke rritur mbështetjen financiare për punën dhe veprimtarinë shkencore e kjo gjithmonë në funksion të nxitjes dhe rritjes akademike të stafeve për punë dhe veprimtari shkencore mbi të gjitha me ndikim dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare”.

Përqëndrimi i të gjitha programeve të studimit në Tiranë, duke mbyllur ato të rretheve, është një tjetër shqetësim i punonjësve të universiteteve publike.

“Në vijim të misionit tonë akademik, shprehim refuzimin tonë në lidhje me VKM 741, datë 23.11.2023, e cila vë në praktikë kreun 12, të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas, qysh në kohën e miratimit të tij në vitin 2015. Kjo VKM do sjellë asgjësimin përfundimisht të themeleve dhe shtyllave bazë mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë universitetet publike. Ligji, me anë të aplikimit të këtij kreu, paralizon misionin e universitetit si një e mire publike, duke e shndërruar dhe trajtuar atë si një pronë private dhe si burim fitimesh!!!!!! Zbatimi i kësaj VKM-je, do të sjellë po ashtu mbylljen shumë shpejt të disa nga universitetet e rretheve, gjë që shumë shpejt do të sjellë dhe 3 shpopullimin dhe varfërimin e këtyre qendrave nga elitat intelektuale, që tradicionalisht janë zhvilluar në këto universitete”.

Të mërkurën në mesditë, pedagogët dhe studentët thonë se do të mblidhen përpara korpusit qendror në Universitetit Politeknik për të përsëritur sërish kërkesat e tyre.

Top Channel

Share: