Home KRYESORE Protesta e 11 shkurtit/ Berisha jep detaje për organizimin

Protesta e 11 shkurtit/ Berisha jep detaje për organizimin

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbrëmje zhvillimin e një proteste më 11 shkurt në orën 12:00.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka angazhuar mafiozë të vendeve të huaja për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Berisha: Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë, kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë ata nga vendi i tyre. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin. Beteja do jetë betejë e fitores së opozitës shqiptare.

Edi Rama është i pashpresë. Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Opozita e tëra në këmbë, deri në fitoren. Në orën 12:00 protesta përpara Kryeministrisë. Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës.

360grade.al

Share: