Home Gjeo-Ekonomia Pse disa ndërtesa në Turqi e Siri u rrëzuan nga tërmeti dhe...

Pse disa ndërtesa në Turqi e Siri u rrëzuan nga tërmeti dhe disa jo? Eksperti shpjegon fenomenin e “kolapsit harmonik”

Teksa numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi e Siri është rreth 12 mijë dhe pritet të rritet edhe më tej, një pyetje na vjen në mendje të gjithëve është se përse disa ndërtesa të ndërtuara nga i njëjti material dhe që ishin pranë njëra tjetrës u shembën e disa jo.

Nga Turqia juglindore, ku ka shkuar për të studiuar shkaqet e shkatërrimeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti 7.8 Rihter, Panagiotis Karydis, profesor i strukturave rezistente ndaj tërmeteve, foli për ERT për gjithçka gjeti në infrastrukturën strukturore të ndërtesave.

“Kryesisht po i shikojmë objektet, pra pse kanë rënë në këtë mënyrë dhe pse të tjerat nuk janë shembur ndërsa kanë qenë pranë atyre që kanë rënë dhe kanë qenë të ngjashme. Po shqyrtojmë infrastrukturën strukturore, gjendjen e ndërtesave”, tha ai.

Shkencëtari pjesëmarrës në misionin grek të kërkim – shpëtimit, i pyetur se për se disa ndërtesa të banimit u shembën si një kullë letre, ndërsa të tjerat pranë tyre qëndrojnë të paprekura, vuri në dukje se në literaturën ndërkombëtare kjo ngjarje quhet “kolapsi harmonik”.

“Kjo është për shkak të mënyrës sesi toka u lëkund nga tërmeti. Një kombinim i valëve vertikale dhe horizontale kryesisht në zonën qendrore”, vuri në dukje ai.

“Shembja e ndërtesave ndodhi menjëherë dhe ajo që ne porosisim për ‘të hyrë nën tavolinë’ ose ‘të përpiqesh të gjesh një zonë që është më e sigurt’ nuk vlen. Në këto raste njerëzit nuk kanë kohë të reagojnë me asgjë”, komentoi ai.

360grade.al

Share: