Home Gjeo-Ekonomia Sipas meje Albin Kurti po e bën njē mëkat origjinal, duke mos...

Sipas meje Albin Kurti po e bën njē mëkat origjinal, duke mos iu bindur krijuesit të Kosovës – Amerikës.

Nga Kimete Berisha

  1. I trimëruar nga prania e Presidentit Erdogan në Stamboll, kryeministri Albin Kurti i çoi selam emisarit amerikan Gabriel Escobar.
  • ‘Do ta kisha themeluar Asociacionin, por nuk kam mundësi, sepse nuk mund të pihet kafeja pa filxhan.
    E filxhani është shteti i Kosovës’.
  • Kryeministri ka dashur të thotë se Kosova si filxhan, nuk mund të shërbejë kafe, për shkak se…
    s’di…s’kam haber.

Mund ta shërbesh kafenë edhe me gotë, ama Kosova nuk është gotë, është filxhan.

Këso lloj frazash amvisërie nuk janë kujtuar të bëjnë as në Neolit – kohën e Gurit, kur filxhanin e bënin prej eshtrave.

  1. Para se ta personifikonte shtetin e Kosovës me filxhan, kryeministri Kurti i tregoi presidentit Erdogan se Turqinë e kanë bërë shtet shqiptarët.

Ia përmendi Sami Frashërin, i cili e ka shkruar romanin e parë turk: ‘Dashuria e Talatit për Fitneten’.
Presidenti Erdogan sigurisht që nuk e ka lexuar. Se me pas mend as vet nuk e kisha lexuar.
S’besoj as që në blogun tim gjendet dikush që e ka lexuar.

  1. Deri tani e kam njohur vetëm një njeri që ka bërë ‘mëkat origiinal’ – Adami, i cili ka bërë ‘mëkat origjinal’ duke mos iu bindur Zotit.

Anipse sipas fesë islame ‘nuk ka mëkat origjinal’, sipas meje Albin Kurti po e bën njē mëkat origiinal, duke mos
iu bindur krijuesit të Kosovës – Amerikës.
Askush para tij nuk ka qenë anti-amerikan.

Qëllimi suprem i Albinit është pushteti, e lakmia e tij për pushtet absolut e ka bërë Kosovën, jo filxhan, por Çmendinë.

Prandaj, më i fuqishëm ndjehet që e refuzon Amerikën se sa që e udhëheq Kosovën.

Po. Refuzimi ta jep njëfarë pushteti, sepse gjithmonë bëhet siç do Ai që nuk do!

  1. Për t’u dukur ‘viktimë amerikane’ qeveria Kurti, përveç shprehjen ‘hak’ – mos na hyni në hak, se gjynah….
    e kanë shpeshtuar edhe përdorimin e shprehjes ‘fer’.
  • Nuk është fer, zoti Eskobar.

Ama, ‘The rules of fair play do not apply in love and war.”

  1. Pasi ia sqaroi se kafeja nuk pihet pa
    filxhan, kryeministri ia bëri me dije emisarit amerikan se njëherë Serbia duhet ta njoh Kosovën, e pastaj të ndodh Asociacioni (ndarja e Kosovës)!

Por, Serbia mund ta njoh Kosovën shtet dhe pastaj, pasi të themelohet Asociacioni, ta tërheq njohjen e Kosovës.

Prandaj, as njohja reciproke nuk është garanci e marrëveshjes.

  1. S’ka lënë premtim që nuk e ka shkelur. S’ka lënë gënjeshtër që nuk e ka thënë.
    Asgjë që thotë dhe bën Albin Kurti më nuk është lajm.

P.S. Përndryshe, Getinjo po duket sikur në jetën e tij s’ka parë femër me sy – u bë sevapi i Zotit me të.
U gëzu shumë që ka pranu një femër me ‘kalu’ me të.

Share: