Home Gjeo-Ekonomia Tërmeti goditi dhe ekonominë/ Biznesi parashikon vështirësi në tregtinë mes Shqipërisë e...

Tërmeti goditi dhe ekonominë/ Biznesi parashikon vështirësi në tregtinë mes Shqipërisë e Turqisë

Tërmeti në Turqi përveç se një tragjedi në jetë njerëzore është edhe një goditje e fortë për ekonominë turke.

Sipas agjencisë ndërkombëtare Fitch është 4.4 miliardë dollarë dëmi ekonomik pas kësaj tragjedie. Për Shqipërinë, Turqia është partneri më i rëndësishëm tregtar, ndërsa vitin e kaluar ishte importuesi i parë nga ku morëm mallra.

Por, një sektor që është mjaft i prekur nga kjo goditje është sidomos industria tekstile, pjesa kryesore e së cilës është e vendosur ne zonat ku ndodhen shkatërrimet nga tërmeti. Gati çdo vit vendi ynë importon nga 17 – 19 miliardë lekë mallra në këtë sektor si lëndë të parë, por dhe furnizim për dyqanet.

Ekspertët shprehen se frika pas goditjeve të tilla është abuzimi me çmimet.

Sipas shoqatës së fasonëve tragjedia mund të ndryshojë origjinën e furnizimit për industrinë fasone.

Ndërsa çmimet në Shqipëri në gjysmën e tyre janë importuara nga Europa, tashmë me goditjen tragjike që i ndodhi partnerit tonë kryesor inflacioni mund të rritet sërish, gjë që do shtrenjtonte kostot e qytetarëve për veshmbathje apo aksesorë, ndërsa industria tekstile mund të vuajë në eksport.

Top Channel

Share: