Home KRYESORE Arsimi i bazuar në gjuhën mëmë është një faktor kyç për një...

Arsimi i bazuar në gjuhën mëmë është një faktor kyç për një mësim cilësor brënda dhe jashtë vendit.

Nga Ana Llazo

Edukimi shumë gjuhësh i bazuar në gjuhën amtare i fuqizon të gjithë ata që mësojnë të marrin pjesë plotësisht në shoqëri duke përmirësuar rezultatet e të nxënit dhe performancën akademike.

Edukimi në moshë të vogël për gjuhën mëmë nxit mirëkuptimin dhe respektin e ndersjelltë për njëri tjetrin dhe ndihmon në ruajtjen e trashegimise kulturore dhe tradicionale në cdo gjuhe dhe komb të botës.

Është e rendësishme të ruhet gjuha amtare sepse kur ajo zhduket merr me vete një trashegimi kulturore dhe intelektuale.

Ajo duhet të përdoret kudo ku është e mundur në institucione, media dhe kudo dhe jo të zevendësohet me shprehje apo fjalë të huaja kur nuk është aspak e nevojëshme.

Pse është e rëndësishme te ruajmë dhe vlerësojmë gjuhën mëmë?

1 Gjuha mëmë formon identitetin tone.
2 Është baza për të mësuar gjuhë te tjera.
3 Ndihmon te kuptojmë më mirë kulturën tonē.
4 Është e rëndësishme për komunikimin në vendin e punës sepse nese nuk komunikoni efektivisht ne një gjuhë të perbashkët do jetë e vështirë për të ndërtuar marrëdhënie dhe besim.
5 Ndihmon në komunikimin me familjarët nëse ata nuk janë njohës të një gjuhe tjetër.

VLERESOJENI GJUHEN MËMË LIDHUNI ME RRËNJËT TUAJA DHE KUPTONI RËNDËSINË E ROLIT TE MADH QE AJO KA NE JETËN TONË.

Share: