Home Gjeo-Ekonomia Avokatja Jasini: Urdhër arresti do ta shoqërojë Putinin gjatë gjithë jetës

Avokatja Jasini: Urdhër arresti do ta shoqërojë Putinin gjatë gjithë jetës

Avokate dhe studiuese e të drejtës penale dhe ndërkombëtare. Dr. Rudina Jasini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” pozicionin e Vladimir Putin kundrejt udrdhër arrestit të lëshuar prej tij.

Ajo tha se Putin do të jetë subjekt i një urdhër arresti që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës, por ekzekutimi i tij varet nga vullneti politik i vende ku ai do të shkelë.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Ky mandat i obligon vendet që ta ndalojnë dhe dërgojnë në Hagë?

Jasini: Mendoj që zoti Putin do të jetë subjekt i një arresti gjatë gjithë jetës, pavarësisht se kjo varet tërësisht nga vullneti politik i vendit ku ai shkel.

Fevziu: A ka imunitet?

Jasini: Jo nuk ka, sepse për krimet e luftës, avancimi i të drejtës ndërkombëtare asnjë zyrtar i lartë nuk mund të fshihet pas imunitetit juridik.

Fevziu: Që do të thotë se Putini nuk mund të dalë jashtë territorit të Rusisë edhe në kushte paqeje?

Jasini: Potencialisht, sepse kjo gjykatë nuk ka strukturë që të ndjekë dhe ekzekutojë këtë urdhër arresti.

Fevziu: Ka vende kur gjykata e ka tërhequr mbrapsht?

Jasini: Ka raste kur Omar al- Bashiri udhëtoi në Afrikën e Jugut dhe Afrika e Jugut nuk e mori në konsideratë./Opinion.al

Share: