Home KRYESORE Big brother ose sic do të thonte Shekspiri ” Shumë zhurmë për...

Big brother ose sic do të thonte Shekspiri ” Shumë zhurmë për asgjë “.

Nga Elma Dorezi

Një bashkësi njerëzish të papunë që mbidhen për të gjetur punë do thoja ndryshe. I dëgjon herë pas here të shfaqin problemet e tyre, hallet, dhe menyra se si ata vendosin të shfaqen mund të thuash me plot bindjen :

Doemos do jenë pa punë !
Pjesa më e madhe si përherë vjen nga arti ( këngëtar/balerinë/aktor ).
Biseda boshe.
Debate boshe.
Llogjikë boshe.
” E lagu s’e lagu ” – thotë populli.

Kujt i shërben ky lloj eksperimenti?
Kujt i shërbejnë temat : E pash unë si më pa ai dhe prandaj u zura.

Banorët ose ndryshe ata fëmijët e pabindur, kapricoz, të paedukatë edhe pse në një moshë madhore.
Dy muaj tema se si duhen të sillen.
Dy muaj opinione për ” e lagu s’e lagu’.

Mbrëmë përpara së të mbyllja televizorin dëgjova se si ato gra e vajza u mblodhën e diskutonin mbi diskriminimin e djemve kundrejt tyre dhe? Ndodhi ajo që pritej : lufta brënda llojit ! Drejtime kundrejt njëra tjetrës tërësisht të ulta dhe neveritëse.

Të lodhshme !

A nuk ke gjë tjetër për të bërë o Elma – i thashë vetes.
Mbylla televizorin, piva një oki dhe fjeta gjumë.
Më ndodh përherë të më kapi migrena kur shoh ndonjë shfaqje me nivel të ulët artistik dhe big brother më solli atë ndjesi.

Share: