Home KRYESORE “DJALLI FSHIHET TEK DETAJET”

“DJALLI FSHIHET TEK DETAJET”

Nga Apostol Vaso

Ju ka shkuar ndonjehere neper mend qe Kanuni eshte nje ligj shoqeror I ardhur prej thellesise se shekujve ? Ai megjithese shpreh ligjesite shoqerore, eshte I dhene ashtu sic eshte, njehere e pergjithmone.

Askush nuk ka mundesine qe te ndryshoj,qofte ai shkencetar, gjuhetar, President, Kryeminister, apo qofte I gjithe Paralamanti. Kanunin nuk ka askush atributin ta ndryshoj, qofte edhe ne nje fjale te veteme.

Ndryshe ndodh sot me ligjet tona, qe prodhohen nga Parlamanti, Presidenti dhe Qeveria. Nese Kanuni eshte I fiksuar dhe sherben si nje njesi matese per cdo fenomen qe ndodh ne shoqeri, ligjet sot jane si llastiku, hapen dhe zgjaten sipas situates dhe individit.

Nuk po flas nese Kanuni eshte I sakte apo jo, por me bene pershtypje ekzigjenca e pershkrimeve te tij, te cilat nuk lene anje hapesire, qofte per veprimet e mira ,qofte per fenomenet negative qe ndodhin mes nesh.

Ndryshe jane ligjet qe prodhojme ne sot, ato ndryshojne pothuaj perdite, aktualizohen, modifikohen, adaptohen me situaten.

Nderkohe nese Percaktimet e Kanunit nuk lene asnje hapesire per interpretim, ligjet tona sot,jane vetem hapeisra te cilat krijohen nga detajet e panumurta qe jane renditur ne menyre te tille, qe e drejta ose e verteta te krijohet me dokumenta dhe jo me rralitetin e jetes.

E, ketu une pyes,mos valle ata qe ndertojne ligjet sot e kane parasysh qe “Djalli fshihet tek detajet”…?

Te gjithe e dime qe e drejta sot nuk eshte nje realitet jete, por nje realitet detajesh te hedhura neper dokumenta.

Share: