Home Gjeo-Ekonomia Kina dhe Rusia, luftë të hapur kundër Natos!| Lufta dhe Paqja

Kina dhe Rusia, luftë të hapur kundër Natos!| Lufta dhe Paqja

Vizita e presidentit kinez, Xi Jining në Moskë dhe takimi me Vladimir Putin solli shumë reagime. Shefi i NATO, Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën për të mos ndihmuar Rusinë ndërsa shtoi se aleanca beson se Moska i ka kërkuar Pekinit armë vdekjeprurëse për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Takimi mes Jining dhe Putin u komentua edhe në emisionin “Lufta dhe Paqja”. Eksperti Enri Hide tha se po ndërtohet një aleancë e re kundër Perëndimit. I pyetur nga gazetari Artur Zheji nëse Kina do të ndërhyjë në Tajvan, eksperti tha se do të ketë një intensifikim të konfliktit në këtë zonë.

“Ka lidhje me çimentimin e një aleancë të re. Nuk kemi të bëjmë me një aleancë të barabartë, është një partneritet midis një vendi që ndodhet në një vështirësi të madhe ushtarake dhe strategjike dhe një vendi që ka potencialin për ta nxjerrë atë nga gracka që e ka futur lideri i saj diktatorial.

Kemi një përvijim të qartë të një partneriteti të përplasjeve midis demokracive dhe jo demokracive. Është një sistem i ri që po lind, një sistem dy polar. Se nga njëra anë kemi Perëndimin por nga ana tjetër kemi edhe shtetet e mundshme me regjime diktatoriale.

Ajo që po ndodh me një fjali në këto 48 orët e fundit me vizitën e presidentit kinez është vazhdimi i kësaj tendence, çimentosja e saj, mbulesa diplomatike për krimet e kryera nga Putini. Zero pendesë për çfarëdo lloj akti që ka bërë Rusia. Pekini po bën një lloj kanosje ndaj perëndimit duke thënë se ne jemi të gatshëm të mbështesin Rusinë me gjithçka që ajo ka nevojë.“, tha Hide.

Ambasadori Idrizs Konjari thotë se Kina do e shfrytëzojë luftën në Ukrainë për interesat e saj në Tajvan.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Konjari u shpreh se në planin e paqes me 12 pika të propozuar nga Kina, nuk përmendet integriteti territorial i Ukrainës.

“Meqenëse jemi te Ukraina, çështja që shtoi Rusia, është një çështje nuk qëndron. Ukraina ka qenë pjesë e diskutimeve dhe takimeve që bëheshin në NATO. Rusia këtë e ka ditur me kohë. Ajo që është interesante, është që Kina do ta shfrytëzojë elementin e integritetit territorial për interesat e saj në Tajvan. Po të shikosh pozicionin, plani i paqes i Kinës, për mua është pozicioni i Kinës. E vetmja gjë që nuk është në tavolinë, pra nuk është në atë letër, është që nuk përmendet integriteti territorial i Ukrainës. Pra, nuk flitet për territoret e pushtuara sot nga Rusia”, theksoi ai./360gradë.al

Share: