Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Edhe pse pati një marrëveshje në takimin në Ohër, asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht. Në lidhje me këtë ka reagaur edhe ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko.
Majko në një postim në rrjetet sociale shkruan se: “Vucic ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak!
Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…” shkruan Majko.