Home KRYESORE Politika si lojë shahu! Të dhjerë, por krenarë!

Politika si lojë shahu! Të dhjerë, por krenarë!

Nga Artan Fuga

Unë të rrezikoj Mbretin me shah – mat duke e bllokuar në një cep të fushës. (Non grata kundër z. Berisha).

Ashtu? Unë të ha Mbretëreshën ! (Sulmi ndaj z. Basha dhe dorëheqja e tij)

Dakord, atëhere unë nxjerr ushtarin Mbretëreshë (Dalja e z. Alibeaj në plan të parë)

Hmmmm, ti bën ushtarin Mbretëreshë, unë të ha Torrën (përfitoj nga rënia e z. Mc Gonigal) që mbronte Mbretin tënd (zotin Rama)!

Dakord, por unë përdor rrokadën Mbret – Torre (kthej vendimin që njihte Foltoren si legjitime, duke bërë që në apel të njihet Partia e Mosqënë Demokratike e zotit Basha)

E kuptova lëvizjen tënde, por unë shkoj drejt ceitnotit -mungesës së kohës – dhe e shpall ndeshjen të azhornuar (e shtyrë drejt Gjykatës Evropiane – pra drejt asgjësë).

Po këta ushtarët e tjerë që lëvizin kot në fushën e lojës! E mo lëri ata, janë thjesht figurantë!

Ndërkohë audiencat ikin në drejtime të paditura dhe nuk kanë më interes për lojën, tërmete bien, sallës i ka ikur tarraca, fryjnë erëra nga dritaret e thyera, ngrohje nuk ka, të papunët luajnë bilardo në kafene të ndyra…

Tre vjet të zhytur në tërmet, kovid, krizë politike, varfëri ekonomike, korrupsion, vetmi si shtet, braktisje…

të dhjerë, por krenarë!

Share: