Home Gjeo-Ekonomia 36 vjet pas, sot Kosova vazhdon të përballet me pasardhësit e Milosceviçit

36 vjet pas, sot Kosova vazhdon të përballet me pasardhësit e Milosceviçit

Nga Gurakuç Kuçi

Sot bëhen 36 vjet kur Millosheviçi nga Fushë Kosova nga një funksionar i rëndomtë komunist u kthye në një shovenist që do rikthente kujtimet e holokaustit në Evropë me krime makabre në Kosovë dhe Bosnje.
36 vjet pas, tani në rrethana krejt tjera, Kosova vazhdon të përballet me pasardhësit e tij.

Ndër të tjera sot dhash këto qëndrime dhe hipoteza mbi zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës.
Për më shumë shikojeni pjesën e shkëputur nga Syri TV.

Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës së Shtypit dhe Diplomacisë Publike, z. Gabriel Escobar para zgjedhjeve ka dhënë dy mesazhe, se me apo pa pjesëmarrjen e serbëve zgjedhjet do të pranohen nga SHBA-ja dhe se duhet të vazhdohet me procesin e themelimit të asociacionit.

Mbrëmë pas orës 22, në profilin e tij z. Miroslav Lajcak, i cili është i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka shkruar se takimi i radhës i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 2 maj. Ai më tutje ka theksuar: “Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale. Prandaj ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit”.

Analiza e këtyre rrethanave na tregon se:

Është e mundur që zgjedhjet e fundit në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe të jenë pjesë e një strategjie diplomatike nga të gjitha palët e përfshira. SHBA-ja ka thënë se i pranon këto zgjedhje pavarësisht nëse serbët marrin pjesë apo jo, gjë që mund të shihet si shenjë e mbështetjes për sovranitetin e Kosovës. Serbia u ka kërkuar serbëve në Kosovë që të mos marrin pjesë dhe pastaj ta paraqes si fitore para serbëve se Kosova nuk është shtet legjitim (propagandë).

Në nenin 1 të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve thuhet: “Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.”

Realizimi i këtij neni mundëson edhe realizimin e nenit 7 në atë që quhet asociacion, vetë-menaxhim apo sidoqoftë.

Realizimi i nenit 1 nuk mund të bëhet në territorin e Kosovës nga serbët pasi do të konsiderohej tradhti kombëtare në Serbi.

Atëherë këto zgjedhje duke vënë në krye përkohësisht kandidatë shqiptar mundëson rikthimin e ligjeve të Kosovës në atë zonë duke ndryshuar edhe simbolet kombëtare dhe duke i vënë ato të Kosovës, përfshirë edhe reformat e tjera të nevojshme. Kjo i mundëson qeverisë zgjerim të sovranitetit të Kosovës.

Në momentin që vihet flamuri i Kosovës në krye të objektit të komunave dhe bëhen veprime tjera të nevojshme, atëherë për të hyrë në fuqi themelimi i asociacionit, palët potencialisht do të bien dakord që komunat me shumicë serbe të shkojnë përsëri në zgjedhje. Në këto zgjedhje pastaj marrin pjesë serbët të cilët duhet të jenë pjesë e themelimit të asociacionit.

Serbët pastaj do e paraqesin ligjshmërinë e dokumenteve dhe simobeleve si një akt të kryer që nuk mund ta ndryshojnë por që kanë fituar asociacionin.
Zgjedhjet në fakt mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Share: