Home Gjeo-Ekonomia A është tani Mali i Zi, një Serbi e vogël? | Lufta...

A është tani Mali i Zi, një Serbi e vogël? | Lufta dhe Paqja

Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje me Skype në “Lufta dhe Paqja” në ABC News, komentoi zgjedhjet në Mal të Zi. Ai përmendi tentativat e vazhdueshme të shërbimeve sekrete ruse për të ndikuar në Mal të Zi ndërsa shtoi se fitorja e Jakov Millatoviç është një humbje e madhe për Perëndimin.

I pyetur nga gazetari Artur Zheji nëse me fitoren e Millatoviç, Mali i Zi kthehet në një ‘Serbi të vogël’ dhe një dorë e zgjatur e Moskës nëpërmjet Beogradit, ai tha se: “Padiskutim që po”.

“Shërbimi i inteligjencës së huaj ka aktivitet të theksuar në Serbi me qendër në Beograd dhe me shtrirje në Malin e Zi dhe në Republikën Srpska.

Drejtoria politike është përfshirë në aktivitet dhe ka si mision aktivitetet e ministrisë së jashtme dhe të mbrojtjes dhe duke parë përfshirjen dhe planifikimin për vrasjen e Gjukanoviç arrijmë në konkluzionin se shërbimet sekrete ruse me ato serbe kanë një influencë të qenësishme. Zgjedhjet e fundit, pra fitorja e Millatovic është humbje e madhe për Perëndimin, për investimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Gjukanoviç për këto 30 vite, e cila u formatizua me pranimin në NATO dhe rrugën drejt BE.”, tha ai.

Analisti Mentor Nazarko thotë se Milo Gjukanoviçin, e rrëzoi nga pushteti, pakënaqësia e qytetarëve në Mal të Zi për situatën ekonomike.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Nazarko u shpreh se këtë fakt, Gjukanoviçit ia përmendi edhe rivali i tij i cili fitoi zgjedhjet, Jakov Milatoviç.

“Ajo çfarë e rrëzoi Milo Gjukanoviçin, në fakt është më e madhe se fuqia e serbëve apo e kishës serbe. Është pakënaqësia ekonomike, pakënaqësia popullore për mënyrën sesi është qeverisur vendi. Do duhet ta pranojmë që në 30 vjet, Gjukanoviçi ka bërë edhe gabime. Pakënaqësia ekonomike e asaj pjese të ish-federatës që jetonte mirë, jetonte relativisht mirë, natyrisht jo si sllovenët, por ama jetonte mirë. Është një argument i fuqishëm”, theksoi ai.

Share: